DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

CEN, sapo ka publikuar një standard të ri për reduktimin e ndotjes së mjedisit nga hidrokarburet

Komiteti teknik 19 i CEN filloi të përmirësojë standardet ekzistuese evropiane për vlerësimin e ndotjes së mjedisit nga hidrokarburet që prej vitit 2018. Rishikimi i standardeve për nivelin e ndotjeve nga hidrokarburet është bërë nga bashkëpunimi i ekspertëve të kromatografisë dhe statistikave, së bashku me Rrjetin Europian për Përcaktimin e Nivelit të Hidrokarbureve.

Rezultati është standardi, i cili mund të përdoret si metodë prove për ndjekjen penale të shkelësve të legjislacionit mjedisor sa i përket shkarkimeve të naftës. Tekstet e draft standardeve të reja janë vënë në dispozicion të palëve të tjera për të kontrolluar metodën, madje i është bërë thirrje të marrin pjesë në rishikimin dhe të sjellin përvojën e tyre.

Parashikimi i EN 15522 ‘Përcaktimi i nivelit të derdhjes së hidrokarbureve, nafta dhe produktet e saj’, përshkruan një metodë hetuese për karakterizimin dhe identifikimin e burimit të derdhjeve të hidrokarbureve në mjedis si rezultat i shkarkimeve të qëllimshme.

Kjo metodologji bazohet në përvojën e fituar ndër vite bazuar në versionet e mëparshme të standardit. Në të shkuarën, kjo metodë ishte kryesisht për shkarkimet e naftës së papërpunuar në det, por tani janë përfshirë të gjitha llojet e produkteve të tilla si vaji i karburantit. Shkarkimet e hidrokarbureve në lumenj dhe ujërat sipërfaqësorë janë çështje në diskutim e sipër gjatë hartimit të standardit.

Teknikat e marrjes së mostrave dhe analizave

Për shkak se metoda mund të përdoret si një metodë prove në çështjet gjyqësore, kundër shkelësve të legjislacionit mjedisor, komiteti CEN/TC 19 shqyrtoi me kujdes pjesën e parë prEN 15522-1, e cila është pjesa që mbulon teknikat e marrjes së mostrave dhe trajtimit të hidrokarbureve dhe mostrat e referencës para dërgimit të tyre në laborator.

Ndërsa pjesa e dytë prEN 15522-2 shpjegon se si duhet të bëhet analiza e mostrave të hidrokarbureve. Pjesa e dytë përdoret për të bërë dallimin midis hidrokarbureve nga një rrjedhje dhe mostrave të marra nga secili mjedis i ndotur, që dëshiron të fajësojë për shkarkimin e hidrokarbureve (anije, tubacione, instalime etj.).

Merret një gjurmë nga mostra e ndotjes dhe krahasohet në mënyrë që një ekspert i CSI të japë një mendim mbi origjinën e ndotjes, sepse gjobat jepen në bazë të këtij gjykimi (dhe një kundër-ekspertize të mundshme), e gjithë procedura e trajtimit të mostrës është e përshkruar në standard me detaje.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al