DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Rights and obligations of members

  1. Anëtarët (me të drejta të plota dhe vëzhgues në FKS) kanë të drejtë të:

marrin pjesë në punën teknike të DPS-së - komitetet teknike dhe grupet e punës,

marrin informacion në lidhje punën e standardizimit në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar,

propozojnë kandidatë për anëtarë të Bordit Drejtues brenda kritereve të përcaktuara.

propozojnë kandidatë për anëtar të Bordit Teknik,

marrin pa pagesë buletinin zyrtar, katalogun, materiale të tjera me karakter informues, njihen me rregulloret e brendshme të DPS-së,

marrin informacion të rregullt mbi konferencat dhe seminaret e organizuara nga DPS, kanë një zbritje të pagesës për standardet dhe draft standardet shqiptare,

kanë zbritje të çmimit për shërbimet e ofruara nga DPS.

2. Përveç të drejtave të shënuara më lartë, anëtarët me të drejta të plota kanë të drejtën të :

informohen lidhur me çdo çështje të rëndësishme me interes të veçantë për to;

marrin pjesë në punën e organeve teknike të organizatave evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit,

kanë akses në dokumentet e punës të organeve teknike ku ata marrin pjesë, subjekt i respektimit të të drejtave të autorit dhe përdorimit të së drejtës së DPS-së,

kanë zbritje të çmimit për seminaret dhe programet e trajnimit të organizuara nga DPS.

3. Zbritja në shitjen e standardeve dhe dokumenteve të standardizimit____, seminaret dhe programet e trajnimit të organizuara nga DPS vendoset me miratimin e Ministrisë së Financave____.

4. Anëtarët e FKS-së kanë detyrimet e mëposhtme____:

të respektojnë Ligjin mbi Standardizimin, Rregulloret e Brendshme, vendimet/urdhërat e organeve drejtuese të DPS-së,

të kontribuojnë për arritjen e qëllimeve dhe zbatimin detyrave të DPS-së,

të paguajnë kontributet të tyre të anëtarësimit deri në fund të tremujorit të parë të çdo viti kalendarik,

të veprojnë në përputhje me rregullat kombëtare të punës së standardizimit, të ndihmojnë në nxitjen e përdorimit të standardeve shqiptare dhe të mbrojnë reputacionin e DPS,
të respektojnë të drejtën e pronësisë intelektuale, të shfrytëzimit dhe të drejtën e autorit të DPS-së,

të mos veprojnë në dëm të qëllimeve dhe interesave të DPS-s,

të mbështesin ecurinë e punës së komiteteve teknike në të cilat marrin pjesë.

Anëtarët e FKS-së, të cilët kanë statusin e pjesëmarrësit në komitetet teknike, kanë detyrimin e dhënies së mendimeve dhe votimin e projekt-standardeve shqiptare të zhvilluara në komitetet teknike përkatëse.