DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Bordi Teknik i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit

Bordi Teknik i DPS

Menaxhimi i punës teknike të standardizimit kryhet nga Bordi Teknik. Ky organ teknik mblidhet minimalisht 2 herë në vit për të shqyrtuar, konsultuar dhe marrë vendimin përfundimtar në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me organizimin, koordinimin dhe planifikimin e punës për standardizimin.

Në Bordin Teknik (BT) marrin pjesë përfaqësues nga palët e interesuara për standardizimin, të cilët kontribuojnë vullnetarisht me ekspertizë teknike në këtë proces. Miratimi i anëtarëve bëhet nga Bordi Drejtues me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të DPS-së në cilësinë e kryetarit të BT.

Menaxhimi i punës teknike për standardizimin i është deleguar Bordit Teknik, funksionin e të cilit, para ngritjes së tij, e ka kryer Grupit të Ekspertëve të DPS-së (GES).

* Në përputhje me ligjin nr. 9870 “Për Standardizimin” më datë 09.12.2010 është krijuar Bordi Teknik i DPS-së i cili funksionon bazuar në rregulloren e tij, miratuar nga Bordi Drejtues.