- Standardet inkurajojnë rritjen e ekonomisë;
- Standardet janë mjete në duart e prodhuesve për të zbatuar legjislacionin, veçanërisht të fushave që mbulon Afrimi i Ri (New Approach);
- Standardet rrisin sigurinë dhe cilësinë e produkteve e shërbimeve dhe inkurajojnë rritjen e konkurrencës së ndershme në treg;
- Standardet eliminojnë pengesat teknike në tregti dhe lehtësojnë shkëmbimet tregtare me vendet e tjera;
- Standardet sigurojnë nivelin e duhur ekologjik, qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e mjedisit.