DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Patentat dhe Standardet

Në shumë sektorë të veprimtarisë ekonomike, kompanitë kryejnë investime të konsiderueshme të burimeve financiare dhe njerëzore në zhvillimin e teknologjive dhe produkteve të reja.
Rrjedhimisht, shpesh teknologjia më e mirë e disponueshme që ekspertët do të donin të përfshinin në një standard teknik mbrohet nga një ose më shumë patenta.
Kjo është veçanërisht e vërtetë në fusha të caktuara ku teknologjitë komplekse dhe në ndërveprim, i bëjnë zhvilluesit e standardit të marrin në konsideratë teknologjitë e reja dhe të ardhshme, të cilat zakonisht mbrohen nga patentat. Për të ruajtur qasjen universale të standardeve, duke respektuar gjithashtu të drejtat e mbajtësve të patentës, DPS bazuar në rregulloret e brendshme të saj, të cilat janë në përputhje me ato evropiane të CEN/CENELEC kanë zhvilluar një politikë të të drejtave të pronësisë intelektuale (IPR) sipas përcaktimeve të Udhëzuesit 8 CEN-CENELEC “Standardizimi dhe të drejtat e pronësisë intelektuale (IPR)”.
Qëllimi i Udhëzuesit CEN-CENELEC 8, i cili është në përputhje me udhëzuesit përkatës të ISO dhe IEC, është të ofrojë udhëzime praktike për pjesëmarrësit në organet teknike, se si të merren me çështjet që lidhen me patentën.
Shkurtimisht, Politika e Patentave të DPS dhe të Organizmave të Standardizimit inkurajon zbulimin dhe identifikimin e hershëm të patentave që mund të lidhen me standardet në zhvillim. Duke vepruar kështu, ne synojmë të inkurajojmë një efikasitet më të madh në zhvillimin e standardeve, duke shmangur problemet e mundshme që lidhen me patentën.
Politika e Patentave parashikon përfshirjen e teknologjisë së patentuar në standardet e reja, me kusht që mbajtësi i patentës të jetë i gatshëm ta lejojë këtë edhe pa kompensim financiar ashtu edhe në kushte të drejta, të arsyeshme dhe jodiskriminuese (FRAND) për përdoruesit e tjerë të standardeve.
Çdo organ Teknik duhet të informohet për sa vijon:
a) çdo patentë, që vlerësohet nga një anëtar i komitetit, se është e rëndësishme për standardin që po hartohet; dhe
b) çdo pretendim, që një patentë është e zbatueshme për një standard, kur standardi është publikuar ose është duke u hartuar. DPS duhet të punojë me organin teknik për të rënë dakord për mënyrën më të mirë të trajtimit të këtij pretendimi. Në standard duhet të shënohet, që e drejta e autorit në këtë patentë të njihet në kohën e publikimit.

Materiali që dihet se është subjekt i një patente, duhet të përfshihet në një standard të origjinës kombëtare, nëse:
a) është absolutisht e nevojshme;
b) materiali nuk do të jetë në kërkesë;
c) mbajtësi i patentës bie dakord që të sigurojë materialin në kushte të arsyeshme dhe të arritshme.

DPS dhe Organizmat Evropiane të Standardizimit mirëmbajnë dhe kanë publike në faqen e internetit listat e patentave të tyre por edhe ato në nivel ndërkombëtar. Përdoruesit inkurajohen të konsultohen me listat për informacionin për të qenë në dijeni me patentat e deklaruara:
Aktualish, në nivel kombëtar nuk ka një listë me Patenta të deklaruara. Në momentin e parë që do të kemi një deklarim të tillë ajo do shtohet tek Lista e DPS me patenta në nivel kombëtar.

Si mund të deklaroni një patentë:
Nëse zotëroni një patentë/IPR, Lutem plotësoni formularin e deklarimit Deklarata e Licencimit për dorëzim në DPS mbi Patentat Thelbësore dhe të Drejtat e tjera të Pronësisë Intelektuale të bazuara në shpikje
Pasi të keni plotësuar deklaratën, Lutem dërgimin pranë DPS.
Lista e deklaratave të CEN dhe CENELEC.
Për të lehtësuar procesin e krijimit të standardeve dhe aplikimin e produkteve, CEN dhe CENELEC vënë në dispozicion të publikut një listë të përbashkët informacioni për Patentat, të përbërë nga informacione që i janë komunikuar Qendrës së Menaxhimit CEN-CENELEC (CCMC) me anë të Formularëve të Deklaratës. Ju lutemi vini re se lista e Informacionit të Patentave nuk është e certifikuar si e saktë apo e plotë, por pasqyron vetëm informacionin që i është komunikuar CCMC.
Lista e Informacionit të Patentave ofron një mekanizëm që mbajtësit e patentave të informojnë përdoruesit standardë për çdo patentë që është e rëndësishme për një standard të caktuar. Në raste të tilla, përdoruesit e standardeve këshillohen të kontaktojnë mbajtësit e patentave në mënyrë që të bien dakord për çdo licencë patente që mund të jetë e nevojshme.
Hyrja në Listën e deklaratave të patentave (xls format)

Lista e deklaratave të ISO dhe IEC.
Në nivel ndërkombëtar ju lutemi konsultohuni:
- listën e deklaratave të patentave të marra nga ISO
- listën e deklaratave të patentave të marra nga IEC.