DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Dita botërore e të drejtave të njeriut!

Këtë vit, festimi i Ditës së të Drejtave të Njeriut është përqendruar në ndikimin e COVID-19, pikërisht në çështjen se si mund të rimëkëmbim plotësisht dhe të ndërtojmë përsëri një botë më të mirë, më fleksibël, më të drejtë dhe të qëndrueshme?

Dita e të Drejtave të Njeriut rikujton çdo vit miratimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (UDHR) në vitin 1948. Shoqëria ka avancuar shumë që nga ajo kohë, veçanërisht gjatë nëntë viteve të fundit gjatë të cilave janë përdorur Parimet Udhëzuese të KB për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut.

Organzata Ndërkombëtare për Standardizimin ISO, nëpërmjet standardeve ndërkombëtare, që kontribuojnë drejtpërdrejtë në të drejtat e njeriut ndihmon në formimin e një shoqërie, ku të drejtat e njeriut njihen botërisht.

Këtë vit, Pandemia COVID-19 ka sfiduar mënyrën se si ne mendojmë dhe veprojmë si një shoqëri globale. Pandemia ka treguar pikat e dobëta në mënyrën se si veprojmë gjatë pandemisë dhe ka identifikuar fusha të reja, ku do të duhet të përqendrohemi në të ardhmen. KB, e cila organizon ditën ndërkombëtare të njohjes së të drejtave të njeriut nuk i njeh të gjitha sfidat e të ardhmes.

Qëllimet e përbashkëta globale do të arrihen vetëm nëse jemi në gjendje të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë, të menaxhojmë situatën e krijuar nga COVID-19 dhe të zbatojmë standardet e të drejtave të njeriut për të eleminuar diskriminimin.

Bizneset dhe individët do të luftojnë për të rimarrë veten pas krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Ndërsa 2020 po mbyllet, një vaksinë e mundshme kundër COVID po sjell pozitivitet. Pandemia COVID-1- ka shkaktuar krizë ekonomike dhe ka shërbyer për të nxjerrë në pah pikat e dobëta ekzistuese në sisteme, institucione dhe organizata, duke i vënë në vështirësi për zbatimin e detyrave të tyre.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al