DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 660:2020 “Vajra dhe yndyrna bimore dhe shtazore - Përcaktimi i vlerës së acidit dhe aciditetit”

Standardi specifikon tre metoda (dy titrimetrike dhe një potenciometrike) për përcaktimin e aciditetit në yndyrat dhe vajrat shtazore dhe bimore". Aciditeti shprehet mundësisht si vlerë acidi ose ndryshe, si aciditet i llogaritur në mënyrë konvencionale.

Ky dokument është i zbatueshëm për yndyrat dhe vajrat bimore ose shtazore të rafinuara dhe të papërpunuara, acidet yndyrore të sapunit ose acidet yndyrore teknike. Kjo nuk zbatohet për dyllërat.

Meqenëse metodat janë krejtësisht jo specifike, ato nuk zbatohen për dallimin mes acideve minerale, acideve yndyrore të lira si dhe acideve të tjera organike. Prandaj, vlera e acidit përfshin çdo acid mineral që është i pranishëm.

Qumështi dhe produktet e qumështit (ose yndyrat që vijnë nga qumështi dhe produktet e qumështit) përjashtohen nga objekti i këtij dokumenti.