Buletini i Standardeve Shqiptare është një botim informativ periodik i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS). Në këtë numër, Buletini Nr. 77 mund të gjeni standarde të adoptuara, standarde të shfuqizuara, projektstandarde shqiptare dhe projektdokumente shqiptare standardizimi për mendim publik gjatë periudhës Tetor - Dhjetor 2018, nga komitetet teknike të standardizimit, të cilat janë organizmat e punës së DPS-së, që nuk bëjnë pjesë në organikë dhe aktivizohen për fusha të caktuara të standardizimit.
Qëllimi i botimit të këtij buletini është informimi në kohë i biznesit dhe subjekteve të interesuara për standardet e adoptuara dhe të shfuqizuara gjatë kësaj periudhe të vitit dhe që nuk përfshihen në Katalogun e Standardeve Shqiptare 2018.
Standardet e adoptuara janë gjykuar që janë më të përdorshmit dhe më të domosdoshmit në ekonominë shqiptare, sot dhe në të ardhmen.
Buletini Nr. 77 përmban:
Ky buletin do t’u shpërndahet në formë elektronike dhe hard copy të gjitha ministrive dhe disa subjekteve private të përzgjedhura nga DPS-ja të cilat kanë blerë standarde pranë saj. Ministritë janë të lutura, që materialet e këtij buletini t’ua bëjnë të njohura të gjitha subjekteve publike të vartësisë së tyre si dhe atyre private, me synim ndër të tjera:
rritjen e interesimit për përdorimin e standardeve në bizneset e tyre;
zgjimin e interesit të tyre për t’u bërë anëtarë dhe bashkëpunëtorë të DPS-së.
Informacion më të zgjeruar në lidhje me botimet në periudha të tjera kohore, mund ti gjeni në: Serinë e Buletineve