Sapo është përditësuar standardi për sigurinë e sistemeve elektronike, të cilat vendosen për kalimin e rrugëve me pagesë
Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka përditësuar standardin për sigurinë e sistemeve elektronike, të cilat vendosen për kalimin e rrugëve me pagesë.
Sistemet elektronike, të cilat vendosen për kalimin e rrugëve me pagesë rrezikohen gjithnjë nga pirateria. Rreziqet e sistemeve elektronike të arkëtimit të pagesave (EFC) mund të rezultojnë vjedhjen e të ardhurave dhe humbjen e të dhënave personale. Sapo është publikuar version i fundit i standardit për sigurinë e sistemeve elektronike, të cilat vendosen për kalimin e rrugëve me pagesë.
Standardi ISO 19299, Mbledhja e taksës në mënyrë elektronike – Kuadri i sigurisë, përcakton sistemin e sigurisë të informacionit për zgjidhjen e të gjitha problematikave, që ndodhin gjatë përdorimit të një sistemi EFC, i cili përmbush një sërë kërkesash dhe masash parandaluese për sigurinë.
Versioni i fundit i standardit përfshin përditësimin për mbrojtjen e të dhënave, sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian me kërkesat dhe masat parandaluese për përdorimin e sistemeve dhe mjeteve të pagesave. Standardi përmban një listë të problematikave, të cilat mund të ndodhin gjatë përdorimit të sistemeve EFC.
Standardi ISO 19299 u hartua dhe përditësua nga komiteti teknik ISO ISO / TC 204, sistemet inteligjente të transportit, sekretariati, i të cilit mbahet nga ANSI, anëtari i ISO për SHBA.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al