DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

ISO sapo ka publikuar serinë e re të standardeve për strukturën referuese të mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit së të dhënave

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka publikuar serinë e re të standardeve për strukturën referuese të mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit së të dhënave.

Sapo është publikuar standardi më i ri në serinë e standardeve për strukturën referuese të mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit së të dhënave.

Për mbledhjen, ruajtjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave, të çdo fushe ka një kosto vjetore rreth 70.5 miliardë dollarë. Zhvillimi i teknologjisë ofron të dhëna të shumëllojshme, të cilat nëse nuk mblidhen, ruhen dhe përpunohen në mënyrën e duhur sjellin kosto të larta.

Sapo është publikuar një tërësi gjithëpërfshirëse e standardeve dhe raporteve teknike, e cila ndihmon në sigurimin e një bazë e qëndrueshme, për të trajtuar sfidat dhe mundësitë, që ofron tërësia e të dhënave të shumëllojshme. Seria e standardeve e sapo publikuar e përbërë nga pesë pjesë ISO / IEC 20547 ofron strukturën referuese të mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave (BDRA), të cilën organizatat mund ta përdorin për të detajuar strukturën e tyre referuese në mënyrë efektive dhe të vazhdueshme.

Mënyra se si duhet të përdoren të dhënat e shumëllojshme mund të ndihmojnë organizatat të marrin vendime të rëndësishme strategjike, të kursejnë kohë dhe kosto dhe të kuptojnë më mirë prirjet e tregut dhe nevojat e klientit. Të dhënat e shumëllojshme mund të ofrojnë njohuri të vlefshme, që çojnë në shpikje dhe trajtime të reja problematikash në një tërësi fushash, siç janë bllokimet në trafikun rrugor, diagnozat dhe trajtimet mjekësore, siguria e ushqimit.

Z. Wael William Diab, kryetari i njërit prej dy komiteteve ISO / IEC, që hartuan standardet, tha:

“Në thelb të revolucionit të katërt industrial është aftësia për të fituar njohuri të reja në një botë gjithnjë e më të përqendruar në të dhëna. Sistemet llogaritëse të të dhënave të shumëllojshme mundësojnë transformim dixhital në fusha të ndryshme të industrisë. Standardet japin mënyrat për të pasur qartësi të koncepteve dhe proceseve për trajtimin e të dhënave të shumëllojshme."

Wo Chang, Kryetari i grupit të punës WG 2, Të dhënat, i cili drejtohet nga nën nënkomiteti ISO / IEC për inteligjencën artificiale, tha se seria ISO / IEC 20547 plotëson standardin themelor të terminologjisë së të dhënave të shumëllojshme ISO / IEC 20546 dhe ofron një BDRA gjithëpërfshirëse.

“BDRA trajton kërkesat, strukturën, sigurinë dhe privatësinë, përdor rastet dhe konsideratat, që ofruesit e aplikacioneve dhe vendimmarrësit do të dëshironin të merrnin në konsideratë, në vendosjen e një sistemi të të dhënave të shumëllojshme. Ajo do të shërbejë për të rritur besimin dhe mirëkuptimin, midis palëve të interesuara në të gjithë fushat e industrisë, duke siguruar që teknologjitë e të dhënave të shumëllojshme të përdoren në mënyrë të sigurtë dhe efektive.

Seria e standardeve ISO / IEC 20547 përfshin:

• Standardi ISO / IEC TR 20547-1, Teknologjia e informacionit – Struktura referuese e mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit së të dhënave - Pjesa 1: Struktura dhe procesi i implementimit.

• Standardi ISO / IEC TR 20547-2, Teknologjia e informacionit - Struktura referuese e mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit së të dhënave - Pjesa 2: Përdorimi i rasteve dhe kërkesave të përsëritura.

• Standardi ISO / IEC 20547-3, Teknologjia e informacionit - Struktura referuese e mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit së të dhënave - Pjesa 3: Struktura referuese.

• Standardi ISO / IEC 20547-4, Teknologjia e informacionit - Struktura referuese e mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit së të dhënave - Pjesa 4: Siguria dhe privatësia.

• Standardi ISO / IEC TR 20547-5, Teknologjia e informacionit - Struktura referuese e mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit së të dhënave - Pjesa 5: Ecuria e standardeve.

Seria e standardeve ISO / IEC 20547, Pjesët 1, 2, 3 dhe 5, u hartuan nga nënkomiteti SC 42, Inteligjenca artificiale, ndërsa Pjesa 4 u hartua nga nënkomiteti, SC 27, Siguria e informacionit, siguria kibernetike dhe mbrojtja e privatësisë, sekretariati, i të cilave mbahet, nga ANSI anëtar i ISO për SHBA, dhe DIN, anëtar ISO për Gjermaninë.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al