Karta, e cila shërben për pagesën dixhitale të transportit publik është mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë për të udhëtuar.
Standardi i ri për transportin inteligjent do të ndihmojë operatorët e transportit, që të sigurojnë se pagesa dixhitale me anë të kartës është e sigurtë dhe e përshtatshme për të gjithë udhëtarët.
Standardi ISO 37165, Infrastruktura e transportit inteligjent - Udhëzime për përdorimin e transportit inteligjent me anë të pagesës dixhitale me kartë ofron udhëzime për mënyrën, se si do të organizohet dhe implementohet transporti inteligjent për qytetarët dhe vizitorët e qytetit.
Ai do të ndihmojë në sigurimin e funksionimit të sistemit të transportit inteligjent për udhëtarët dhe operatorët e transportit në menaxhimin e faturave dhe transaksioneve të pagesave.
Standardi përfshin edhe organizimin e rrjeteve të përbashkëta të biletave ndëroperatorë, qytetare, rajonale dhe kombëtare të pavarura nga monedhat kombëtare.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al