DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Konferenca e parë Ballkanike e IT-së për Platformën e Standardizimit

Në datat 12-13 Mars 2018, në Shkup të Republikës së Maqedonisë, u zhvillua Konferenca e parë Ballkanike e IT-së për Platformën e Standardizimit dhe Terminologjinë, organizuar nga Instituti i Standardizimit të Republikës së Maqedonisë (ISRM).

Morën pjesë përfaqësues të organizmave Rajonale për Standardizimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe përfaqësues të Komitetit Evropian për Standardizimin në fushën e Elektroteknikës (CENELEC), Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin në fushën e Elektroteknikës (IEC).

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) u përfaqësua nga Z. Riza HASANAJ – Drejtor i Përgjithshëm i DPS dhe Zj. Kostanca DEDJA – Drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët. Në takim u prezantuan databazat dhe platformat e punës së standardeve të DPS-së dhe të disa nga vendet e Rajonit (ISRM, SIST), si dhe databazat e CENELEC, IEC dhe ISO.

Prezantimet hapën mundësinë e diskutimeve dhe pyetjeve të detajuara mbi funksionet e secilës platform IT të prezantuar. Me shumë interes ishin edhe prezantimet mbi modulin e terminologjisë së standardeve, ndërveprimin e saj me faqen e internetit dhe platformën e punës së standardeve për sekretarët dhe expertët e Komiteteve Teknike të secilës NSB. Qëllimi i takimit është rritja e bashkëpunimit rajonal dhe bërja e tij sa më efikas në të mirë të punës sonë të përditëshme, vecanërisht për përkthimin e standardeve, në mënyrë që bizneseve t’i sigurohet më shumë akses në punën për hartimin dhe miratimin e standardeve dhe në publikimin me përkthim të plotë të standardeve me interes për to. Gjithashtu, organizmave të CENELEC, IEC dhe ISO-s iu kërkua që të krijojnë një databazë të re, me të njejtën qasje dhe funksionalitete, me qëllim që të ofrojnë të njejtën platform pune për standardizimin, ku të gjitha vendet Rajonit, anëtare në këto organizma, të mund të bashkëveprojnë ndërmjet tyre dhe të lehtësojnë punën e komunikimin me të gjitha palët e interesit në të gjitha fazat e punës së standardeve.