Bordi Drejtues (BD), i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij të dytë për vitin 2020 më datë 02 Dhjetor.
Në këtë mbledhje Bordi Drejtues (BD), diskutoi rreth:
Progresit mbi projektin Evropian qe po asiston DPS;
Prezantimit të draft Strategjisë Kombëtare për Standardizimin dhe planit të veprimit për zbatimin e saj;
Prezantimit të draft Rregulloreve të Brendshme të DPS, të cilat në kuadër të projektit janë ripunuar dhe sjellë në përputhje të plotë me kriteret për anëtarësimin me të drejta të të plota në CEN&CENELEC, si dhe rreguloret e tyre të brendshme;
Përgatitjes së DPS dhe aplikimin në CEN&CENELEC për t’u pranuar si anëtar me të drejta në këto organizma;
Miratimi i tyre;
Pas diskutimeve, Bordi Drejtues (BD), miratoi:
Rregulloret e Brendshme të DPS - Pjesa 1, 2 dhe 3;
Guidën për delegatët dhe ekspertët Shqiptar, që marrin pjesë në takimet e Organeve Teknike të Standardizimit në nivel Evropian dhe Ndërkombëtar (ISO, IEC, CEN, CENELEC);
Aplikimin e DPS për t'u bërë anëtare me të drejta të plota në CEN/CENELEC si dhe..;
Ecurinë e deritanishme të projektit që po asiston DPS.
DPS , Tiranë - Dhjetor 2020
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77