Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij të parë për vitin 2019 më datë 20 Mars, në ambientet e DPS-së. Pjesëmarrja ishte e mjaftueshme, (kuorumi i nevojshëm, bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).
Mbledhja u drejtua fillimisht nga Kryetari i Bordit, Z. Edmond Sheshi, i cili hapi mbledhjen, duke e drejtuar atë sipas rendit të ditës të miratuar nga të gjithë anëtarët.
Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:
Planin vjetor të punës së DPS për vitin 2019 – diskutimi dhe miratimi nga Bordi Drejtues;
Diskutimin dhe miratimin e Rregullores për funksionimin e DPS;
Diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve në përbërjen e Bordit Teknik të DPS;
Të ndryshme
Disa nga rezultatet/vendimet e mbledhjes ishin:
1. Miratimin e Rregullores;
2. Miratimin e Planit të Punës për vitin 2019;
3. Miratimin e ndryshimeve në Bordin Teknik të DPS.
Për mbledhjen tjetër të radhës të Bordit Drejtues do të komunikohet midis Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit Drejtues për datën dhe në vijim do t’i komunikohet për miratim edhe anëtarëve të tjerë të Bordit.
DPS , Tiranë - Mars 2019
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al