DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Mbledhja e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)

Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij sot, më datë 6 Prill 2022. Për shkak të situatës së Covid 19 takimi u mbajt online. Pjesëmarrja ishte e mjaftueshme, (kuorumi i nevojshëm, bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).

Mbledhja u drejtua fillimisht nga Kryetari i Bordit, Z. Edmond Sheshi, i cili hapi mbledhjen, duke e drejtuar atë sipas rendit të ditës të miratuar nga të gjithë anëtarët.



Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:
- Progresi i bërë nga DPS lidhur me anëtarësimin me të drejta të plota në dy Organizmat Evropiane të Standardizimit CEN dhe CENELEC;

  • Diskutim dhe mendimet/propozimet e Bordit për ecurinë në vijim;

  • Prezantimi i Planit Vjetor të Punës së DPS për vitin 2022 dhe fokusi i punës gjatë këtij viti;

  • Diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve në përbërjen e Bordit Teknik të DPS;

Disa nga rezultatet/vendimet e mbledhjes ishin:

  • mbas shpjegimeve të dhëna për ecurinë e procesit lidhur me anëtarësimin me të drejta të plota në dy Organizmat Evropiane të Standardizimit CEN dhe CENELEC, prezantimin e draft Planit të Punës dhe ri-emërimin e disa anëtarëve në Bordin Teknik të DPS, Bordi Drejtues i la detyrë DPS që të ketë bashkëpunim më të madh me DHTI dhe përfaqësues të biznesit për të promovuar më shumë rolin e standardeve në produktet dhe shërbimet e ofruara dhe në tregti, inkurajoi DPS të vazhdojë përpjekjet për plotësimin e të gjitha kritereve për anëtarësim me të drejta të plota në CEN&CENELEC, Sa më sipër, Bordi u dakordësua me shumicë votash dhe mori vendimin për:
  1. Miratimin e Plani të Punës së DPS për vitin 2022;

  2. Ri-emërimin e anëtarëve të Bordit Teknik të DPS.

Për mbledhjen e tjetër të radhës të Bordit Drejtues do të komunikohet midis Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit Drejtues për datën dhe në vijim do t’i komunikohet për miratim edhe anëtarëve të tjerë të Bordit.