DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Mblidhet Komiteti Teknik i DPS KT 136 “Sporte dhe sheshe lojërash”

Përkthim standardi KT_01.jpg

Më datën 30 Tetor 2019, ora 13.00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u zhvillua mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 136 “Sporte dhe sheshe lojërash”, me objekt adoptimin e 17 standardeve dhe dokumenteve evropiane të standardizimit në fushën e shesheve të lojërave.

Objektivi dhe fokusi kryesor i kësaj mbledhje ishte miratimi i standardeve dhe dokumenteve evropiane të standardizimit në fushën e shesheve të lojërave, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me përcaktimet e pajisjeve dhe sipërfaqeve për sheshet e lojërave, metodat e testimit, kërkesat e sigurisë për pajisjet të cilat janë pjesë e shesheve të lojërave, parqet rrëshqitëse etj, standarde të cilat së fundmi kanë qenë mjaft të kërkuara dhe me interes nga grupe dhe palë interesi të caktuar kryesisht për ata që kanë veprimtari në këtë fushë.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm Znj.Majlinda Hylli, Kryetare e KT Nr. 136, Znj. Enila Laçi, Znj. Ilda Kazani, përfaqësuese nga UPT, “Universiteti Politeknik i Tiranës”, si dhe përfaqësues nga APR “Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit” - Bashkia Tiranë, Z. Nelson Hasmema, Znj. Alejada Memia dhe Znj. Jorina Jakupi të cilët janë bashkëpunëtorët më të rinj që i janë shtuar Komiteteve Teknike të DPS, duke dhënë kontributin e tyre të vlefshëm në fushën e ndërtimit/projektimit të shesheve të lojërave (KT 136). Gjithashtu ishin të pranishëm në këtë takim dhe Z. Gentian Gjyrezi - Drejtor i Drejtorisë së Standardeve (DeS) në DPS dhe Z. Arben Dervishi përgjegjës i sektorit CEN/ISO në DeS, sëbashku me specialistët e këtij sektori Znj. Elona Teluli dhe Z. Pëllumb Metohu.

Të gjithë pjesëmarrësve në këtë mbledhje iu vu në dispozicion materiali i plotë i standardeve në fushën e sporteve dhe shesheve të lojërave, si dhe të gjitha fushat e zbatimit për çdo standard të përcaktuar, për të bërë sa më korrekt terminologjinë e përdorur në përkthimin me faqe të parë të standardit dhe të jenë të kuptueshëm nga të gjithë palët e interesit.

Përzgjedhja e standardeve dhe e dokumenteve evropiane të standardizimit është bërë nga DPS dhe anëtarët e këtij Komiteti Teknik, sipas Programit të punës së 6-mujorit të dytë të vitit 2019.

Në fund të mbledhjes të gjithë anëtarët e këtij KT me konsensus morën vendimin që këto standarde dhe dokumente europiane standardizimi të adoptohen si Standarde Shqiptare (SSH) dhe dokumente shqiptare standardizimi (DS) me përkthim të faqes së parë dhe fushës së zbatimit në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit origjinal të standardit.

- Tiranë 30 Tetor 2019 -

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al