DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Mblidhet Komiteti Teknik Nr. 7 i DPS “Materialet dhe pajisjet gjysmëpërçuese. Komponentët elektromekanikë dhe strukturat mekanike për pajisjet elektronike”

Përkthim standardi KT_01.jpg

Pas përfundimit të fazës së mendimit publik, periudhës prej 60 ditësh nga data e publikimit të Buletinit Nr. 77 të DPS-së, në të cilën projektstandardet dhe projektdokumentet e standardizimit, publikohen për subjektet e interesuara për dhënien e mendimit, u organizua mbledhja e Komitetit Teknik për adoptimin e standardeve.

Më datën 11 Prill 2019, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 7 “Materialet dhe pajisjet gjysmëpërçuese. Komponentët elektromekanikë dhe strukturat mekanike për pajisjet elektronike”, nën drejtimin e Kryetarit të KT-së, zotit Petraq LIKA, përfaqësues nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe pjesëmarrjes së Anëtarëve e tjerë të këtij Komiteti Teknik; Znj. Klodjana MALIA, nga Instituti “Harry Fultz” dhe Z. Dhimitër ÇIÇO, nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.

Nga DPS morën pjesë; Sekretarja e KT 7, znj. Arjana LLANGOZI, Përgjegjësi i Sektorit për standardet e Elektroteknikës, si dhe Drejtori i Drejtorisë së Standardeve.

Objekti kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 55 standardeve dhe dokumenteve të standardizimit evropiane (EN) dhe ndërkombëtare (IEC) që lidhen me fushën e elektroteknikës, pajisjeve gjysmëpërçuese, zbatimeve në hekurudhë, pajisjeve elektrike dhe piezoelektrike, elektrostatika, qarqet e integruara, komponentët elektronik, etj. Një pjesë e këtyre standardeve ishin standarde të harmonizuara nën Direktivën __2008/57/EC “__Mbi ndërveprimin e sistemit hekurudhor brenda Komunitetit”.

Përzgjedhja e standardeve dhe dokumenteve të standardizimit Evropiane dhe Ndërkombëtare ishte bërë prej DPS dhe anëtarëve të Komitetit Teknik, sipas Planit të punës së 6-mujorit të parë të vitit 2019 që të adoptohen si standarde shqiptare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.

Pati diskutime në lidhje me korrektësinë e përkthimit të titujve të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë specialistët e fushës.

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve shqiptare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm etj.

Për më tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online, ku do të gjeni regjistrimet e Komitetit Teknik 7.

- Tiranë 12 Prill 2019 -

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al