Ndotja në mjedis matet me anë të vlerësimit të informacionit rreth ndikimit në mjedis. Sapo është përditësuar një nga standardet kryesore të serisë ISO për vlerësimin dhe verifikimin e informacionit rreth vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Organizatat po kërkojnë gjithnjë e më tepër informacion rreth vlerësimit të ndikimit të tyre në mjedis, për të ndihmuar në menaxhimin e vendimeve dhe përmbushjen e rregulloreve kombëtare dhe skemave mbështetëse.
Standardi ISO 14065, Gazet serë - Kërkesat për vlefshmërinë e emëtimit të gazit serë dhe organet e verifikimit për përdorim në akreditim apo forma në të tjera të njohjes u hartua dhe përditësua nga komiteti teknik, specifikon parimet dhe kërkesat për organizmat, që kryejnë vlerësimin dhe verifikimin e dokumenteve për informacionet e ndikimit në mjedis.
Standardi i sapo përditësuar, fillimisht u hartua për vlerësimin e emetimeve të gazeve serë, por në versionin e ri vjen i përmirësuar dhe shërben për të vlerësuar të gjitha informacionet e ndikimit në mjedis, duke përfshirë edhe emëtimet e gazrave serë, emëtimet e karbonit dhe ndotjen e ujit edhe më tepër.
Standardi ISO / IEC 17029, Vlerësim i konformitetit - Parimet e përgjithshme dhe kërkesat për organizmave e vlerësimit dhe verifikimit i siguron hartuesve të programeve, rregullatorëve dhe organeve të akreditimit një bazë për vlerësimin dhe njohjen e kompetencës së organizmave të vlerësimit dhe verifikimit.
Standardi ISO 14065, Gazet serë - Kërkesat për vlefshmërinë e gazit serë dhe organet e verifikimit për përdorim në akreditim apo forma të tjera të njohjes u hartua dhe përditësua nga komiteti teknik ISO / TC 207, menaxhimi i mjedisit, nënkomiteti SC 7, menaxhimi i emëtimit të gazrave serë sekretaria e të cilit mbahet nga SCC, anëtari i ISO për Kanadanë.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al