DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Mësimi nëpërmjet internetit në klasa virtuale

Pandemia COVID-19 ka ndryshuar mënyrën e mësimit, për miliona njerëz në të gjithë botën. Të mësuarit nëpërmjet internetit është bërë normalitet i ri. Teknologjitë inovative, të tilla si realiteti virtual (RV), mund të transformojnë të mësuarit, duke simuluar përvojat në botën reale.

Në lidhje me realitetin virtual lindin çështje rreth ndikimit në shëndet dhe sigurinë e të dhënave, të tilla si shqetësimet fizike, problemet me shikimin, ndjeshmëria ndaj dritës dhe të tjera. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka publikuar udhëzime, që synojnë zgjidhjen e çështjeve në lidhje me realitetin virtual në procesin mësimor dhe të ndihmojnë për të siguruar që teknologjitë, që funksionojnë në mënyrë efektive, të sigurt dhe me potencial të plotë.

Standardi ISO/IEC TR 23842-1, Teknologjia e informacionit për të mësuarin, edukimin dhe trajnimin - Udhëzime për përmbajtjen e realitetit virtual dhe përdorimin e tij - Pjesa 1: Konsiderata rreth përdorimit të realitetit virtual, detajon se çfarë duhet të marrin parasysh përdoruesit, kur shikojnë përmbajtje të realitetit virtual në mësim, edukim dhe sektorin e trajnimit. Standardi ndihmon për të reduktuar çdo konfuzion midis reales dhe virtuales dhe gjithashtu i ndihmon nxënësit në përdorimin e teknologjisë në mënyrë efektive.

Standardi ISO / IEC TR 23842-2, Teknologjia e informacionit për të mësuarin, edukimin dhe trajnimin - Udhëzime për përmbajtjen e realitetit virtual dhe përdorimin e tij - Pjesa 2: Konsideratat për hartimin e përmbajtjeve të realitetit virtual, do të ndihmojë hartuesit e përmbajtjeve, duke ofruar konsiderata në lidhje me shëndetin dhe të mësuarit, gjatë mësimdhënies.

Z. Jaeuk Eu, Kryetari i grupit të ekspertëve, që hartuan këto raporte teknike, tha se, duke marrë parasysh shpejtësinë e zhvillimit të realitetit virtual, në të ardhmen ai mund të jetë një mjet i vlefshëm dhe i përdorur gjerësisht në sektorin e të mësuarit.

"Dështimi për të bërë dallimin midis virtual dhe real, mund të çojë në probleme sociale, të tilla si sindroma e rivendosjes, ku përdoruesit i ngatërrojnë të dy realitetet".

Ndërsa pritet që realiteti virtual të përdoret gjithnjë e më shumë në shkolla, prandaj për zbatimin e tij duhet të ndiqen udhëzimet e sigurisë. Standardi ISO / IEC TR 23842 shërben për të vënë në zbatim udhëzimet e sigurisë nga përdoruesit dhe hartuesit e realitetit virtual për tu siguruar që ai është i sigurt për t'u përdorur.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al