Pandemia COVID-19 ka ndikuar në shëndetin emocional dhe mendor të punonjësve. Ajo ka sjellë pasoja negative, por edhe gjithashtu ka stimuluar ndryshime pozitive në tregun e punës.
Ndërsa kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19 vazhdon, parashikimi për ekonominë botërore duket i zymtë. Punësimi Botëror dhe Perspektiva Sociale: Prirjet për vitin 2022, Organizata
Ndërkombëtare e Punës (ILO) në raportin e tyre paralajmërojnë një "rimëkëmbje të pasigurtë", pasi pandemia vazhdon të ndikojë ndjeshëm në tregun e punës.
Papunësia ndërkombëtare pritet të rritet mbi nivelet, që ka qenë para pandemisë COVID-19 të paktën deri në vitin 2023. Raporti tregon se ndikimi i përgjithshëm i pandemisë në nivelin e punësimit mund të jetë më i madh. Në vitin 2022, shkalla ndërkombëtare e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore parashikohet të mbetet 1.2 përqind më pak se viti 2019, ose ekuivalenti i shprehur në shifra është 52 milionë vende pune me kohë të plotë më pak. Kjo rënie pasqyron ndikimin, që ka pasur pandemia në tregun e punës dhe pasigurinë me të cilën do të përballen punëdhënësit dhe punonjësit në të ardhmen.
Të veprojmë së bashku
Pandemia ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit, në lidhje me çështjen për menaxhimin e rëndësisë e shëndetit mendor në vendin e punës. Për të trajtuar këtë çështje janë hartuar udhëzime dhe standarde të reja, të cilat do të ndihmojnë punëdhënësit të krijojnë ambientin e duhur për sigurinë fizike dhe mendore të punonjësve, pavarësisht nëse puna po kryhet në ambientin e punës ose nëpërmjet internetit, duke punuar nga shtëpia. Në përputhje me sloganin e ILO-s " Të veprojmë së bashku", Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka hartuar standarde nga ekspertë ndërkombëtarë të fushës, të cilat shërbejnë për të rritur dhe ruajtur sigurinë dhe shëndetin mendor në punë.
Standardi ndërkombëtar, ISO 45003, pjesë e serisë së standardeve ISO për shëndetin dhe sigurinë në punë (OH&S) jep udhëzime praktike për menaxhimin e shëndetit psikologjik në ambientin e punës. Çështjet kryesore të tij janë përcaktimi i rreziqeve psikosociale dhe hartimi një menaxhimi, që i njeh ato si sfida kryesore për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien në punë.
Organizatat kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në eliminimin e rreziqeve psikosociale.
Rreziqet psikosociale janë faktorë të përfshirë në hartimin e menaxhimit të punës, që rrisin rrezikun e stresit të lidhur me punën dhe mund të çojnë në dëmtim psikologjik ose fizik. Këto mund të përfshijnë organizimin e punës, faktorët social, si orët e tepërta të punës, udhëheqjen e dobët ose bullizmin, si dhe aspektet fizike të mjedisit të punës, pajisjet dhe ekspozimin ndaj detyrave të rrezikshme. Ato mund të jenë të pranishme në të gjitha organizatat dhe në të gjithë sektorët.