Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Projektligji mbi produktet prej metalesh të çmuara”.
Ky standard 14 faqësh, përcakton kërkesat lidhur me: shkallën e pastërtisë së produkteve që përbëhen nga metale të çmuara, agjentët ngjitës, veshjet e metaleve të tjera të çmuara, pjesët e metaleve jo të çmuara dhe pjesët jo metalike.
Gjithashtu përcakton: kushtet dhe mënyrën e vlerësimit të përputhshmërisë së produkteve të metaleve të çmuara dhe njohjen e markave të huaja tregtare; përcakton detyrimin për të paguar tarifën për veprimet që ndërmerren në këtë kuadër dhe aktet e nxjerra gjatë procedurës së vlerësimit të përputhshmërisë.
Në objektiv është harmonizimi me dispozitat e Ligjit mbi “Mbikëqyrjen e Inspektimeve” ("Official Gazette of RS", Nr. 36/15, 44/18 dhe 95/18), si dhe përqasja me Konventën “Mbi kontrollin dhe certifikimin e produkteve prej metalesh të çmuara”. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 21/06/2019.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al