DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka publikuar standardin më të ri ISO 31800

Higjiena dhe pastërtia është një e drejtë, e cila i mohohet më shumë se gjysmës së popullsisë në botë, mohimi i të cilës çon në rrezik për infektim çdo ditë nga sëmundje, të cilat i rrezikojnë jetën. Teknologjitë e reja për sisteme të pavarura, që trajtojnë ujërat e zeza dhe i kthejnë ato në ujë të pastër kanë aftësinë për të dhënë të drejtën e higjenës dhe pastërtisë dhe për të shpëtuar jetë.

Sapo është publikuar standardi ndërkombëtar për trajtimin e ujrave të zeza. Standardi ISO 31800, Njësitë e trajtimit të mbetjeve të ujrave të zeza - Njësi të pavarura, të parafabrikuara, në shkallë komunitare, njësi të ripërdorimit të burimeve - Kërkesat e sigurisë dhe të performancës, specifikojnë kërkesat dhe metodat e proves, për të siguruar performancën dhe sigurinë e njësive, që mund të shërbejnë për deri në njëqind mijë njerëz. ISO 31800 u hartua nga komiteti i ekspertëve ISO, për të ndihmuar në promovimin e besimit tek bizneset e industria, për të tërhequr investime të mëtejshme dhe për të pasur përdorim më të gjerë.

Sun Kim, kryetar dhe drejtues i grupit të punës së komitetit ISO, që hartoi standardin, tha se standardi do të ndihmojë në zhvillim e tregut për njësi të tilla dhe do të përmirësojë jetën dhe shëndetin për shumë njerëz. "Në një numër vendesh në zhvillim, me një sistem kanalizimesh kryesore, që trajton me siguri dhe heq mbeturinat ka gjithnjë qëndrueshmëri ekonomike".

Njësitë e trajtimit të mbetjeve të ujrave të zeza janë një alternative më praktike, sepse ato jo vetëm që trajtojnë mbetjet, por i kthejnë ato në burime jetike, siç është uji i pastër. Udhëzimet ndërkombëtare për sigurinë, cilësinë dhe performancën do të mbështesin zhvillimin dhe përdorimin e mëtejshëm të kësaj teknologjie, duke siguruar standarde dhe duke fituar besimin në qeveri, operatorë ekonomikë dhe investitorë".

Standardi ISO 31800 u hartua nga komiteti teknik ISO, me anë të projektit ISO / PC 318, sisteme të trajtimit të kanalizimeve të orientuara, duke u bazuar në burimet në komunitet, sekretariati, i të cilit mbahet nga ANSI dhe ASN, anëtarët e ISO për SHBA dhe Senegal.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al