DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Përfitimi nga përdorimi i standardeve në qytetet inteligjente

Organizmat e standardeve ndërkombëtare IEC, ISO dhe IT do të hartojnë standarde për t'i shërbyer sa më mirë qyteteve të së ardhmes.

Takimi i parë i një task force të re të përbashkët për të koordinuar standardizimin ndërkombëtar në lidhje me qytetet inteligjente u mbajt javën e kaluar me tematikë: "Problematikat ndërkombëtare të krijuara nga kriza e pandemisë së COVID-19".

Qytetet, bashkitë dhe njësitë bashkiake janë duke u përballuar me pasojat e krizës të shkaktuar nga pandemia e COVID-19 por standardet janë një mjet ndihmës kryesor për të mbështetur në përballimin e krizës, - tha sekretari i përgjithshëm i ISO Sergio Mujica.

"IEC, ISO dhe ITU mund të ofrojnë zgjidhje të problematikave të shkaktuara nga pandemia COVID-19 për qytetet dhe qytetarët e tyre" tha ai.

Popullsia e botës pritet të arrijë në dhjetë miliardë deri në vitin 2050 dhe rreth 80% e njerëzve parashikohet, që do të jetojnë në qytete. Pandemia e COVID-19 ka theksuar më shumë se kurrë nevojën për qytete me marrëdhënie bashkëpunuese të forta dhe kohezive me njëri tjetrin.

“Organizmat e standardeve ofrojnë një mundësi për të mbështetur rimëkëmbjen nga kriza aktuale dhe për të siguruar mënyra për të rijetësuar qytetet’ pasi kjo pandemi të ketë mbaruar.

Task forca inteligjente IEC, ISO dhe ITU e qyteteve do të përforcojë marrëdhëniet bashkëpunuese, që u iniciuan në tre Forumet Botërore të Qyteteve Inteligjente të mbajtura nga 2016 në 2018. Ajo gjithashtu do të angazhojë palët e interesuara për të identifikuar nevojat e standardizimit dhe për të siguruar udhëheqjen në drejtimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërkombëtar në standardizim.

Sekretari i Përgjithshëm i IEC, Philippe Metzger tha: “Vetëm qytetet inteligjente do të jenë në gjendje të përdorin teknologjinë e informacionit me standardet ndërkombëtare, për të përballuar sfidat e rëndësishme me të cilat përballet çdo vend sot, që nga fillimi i ndikimit afatgjatë të pandemisë COVID- 19”.

Task forca e përbashkët bazohet në angazhimin e IEC, ISO dhe ITU për hartimin e koordinuar të standardeve. Ajo përfaqëson një strukturë të integruar ndaj Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara 11, e krijuar për t’i bërë qytetet më gjithëpërfshirëse, të sigurta, elastike dhe të qëndrueshme deri në vitin 2030.

Chaesub Lee, Drejtor i Zyrës së Standardizimit të Telekomunikacionit ITU, tha: "Transformimi dixhital po përshpejtohet, industritë e inteligjencës artificiale, po rriten me ritme të shpejta".

IEC, ISO dhe ITU së bashku formojnë: "Bashkëpunimin për hartimin e standardeve botërore".

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al