DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Siguria në plazhe është një ndër kriteret kryesore për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm

Siguria në plazhe është një ndër kriteret kryesore për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm!

Sapo është përditësuar seria e standardeve ISO për pajisjet personale notuese, jelekë shpëtimi.

Jelekët e shpëtimit përdoren për të qenë të sigurtë gjatë notimit në ujëra, si lumenj, liqene, dete.

Seria e standardeve ISO 12402 e përbërë nga nëntë pjesë, “Pajisjet personale notuese”, synon të përmirësojë, sigurinë gjatë notimit, duke shërbyer si një udhëzues për prodhuesit, blerësit dhe përdoruesit e pajisjeve personale të notimit.

Ajo jep kërkesat e sigurisë dhe metodat e provës së jelekëve të shpëtimit, mjeteve të lundrimit, përbërësve dhe aksesorëve, të cilat shërbejnë për të mbrojtur një notues nga mbytja dhe për të siguruar, që pajisjet funksionojnë në mënyrë efektive.

Seria e standardeve është përditësuar për të siguruar që pajisjet personale notuese prodhohen me teknologjinë të fundit dhe vazhdojnë të ofrojnë siguri gjatë notimit në ujë.

Seria e standardeve ISO 12402 trajton si jelekët e shpëtimit dhe pajisjet ndihmëse të e notimit dhe specifikimet ndryshme të tyre, të tilla si nivelet e sigurisë, pajisjett e lundrimit, metodat e aktivizimit për pajisjet e notimit dhe më tepër.

Përmirësimet kryesore në serinë e standardeve ISO 12402 përfshijnë terma dhe përkufizime të reja, modifikime të kritereve të përputhshmërisë për disa kritere dhe kërkesa shtesë.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al