DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Sigurimi i jetesës së shëndetshme dhe promovimi i mirëqënies për të gjitha grup moshat

Kujdesi shëndetësor cilësor është një e drejtë e njeriut. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin ISO ofron standarde të shumta, të cilat mbështesin praktika mjekësore të sigurta dhe cilësore për të ndihmuar stafin e kujdesit mjekësor në ofrimin e shërbimeve të besueshme dhe efektive.

Standardet ISO për kujdesin shëndetësor përfshijnë standarde mbi metodat e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, implantet dhe instrumentet kirurgjikale, programet për funksionimin e pajisjeve shëndetësore. Seritë e standardeve ISO 11137 për mbrojtjen e pajisjeve të kujdesit shëndetësor nga rrezatimi dhe ISO 7153 për materialet dhe pajisjet kirurgjikale.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin ISO ka hartuar edhe standarde për të ndihmuar shtetet të promovojnë kujdesin për shëndetin dhe mirëqenien në komunitete, të tilla si Marrëveshja Ndërkombëtare e Punës IWA 18, Kuadri për shërbime të integruara të kujdesit shëndetësore gjatë gjithë jetës të njerëzve të komuniteteve në çdo grup moshë dhe standardin ISO 37101 për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al