DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Standardi i ri i publikuar nga ISO, për qendrat e kurseve të mësimit të gjuhëve të huaja

Të mësosh një gjuhë të huaj njeh një kulturë të re, por edhe fiton një njohuri të re të vlefshme për tregun e punës__.__ Për mësimin dhe zotërimin e shumicës së gjuhëve të huaja nevojiten shumë orë studimi dhe dëgjimi. Çdokush, që do të mësojë një gjuhë të huaj duhet të përzgjidhë një qendër kursesh, e cila ofron mësimin e gjuhës së huaj me mësues të aftë dhe me metodat e duhura. Sapo është përditësuar standardi ndërkombëtar për qendrat e kurseve të mësimit të gjuhëve të huaja, i cili shërben për të siguruar plotësimin e kërkesave e ndryshme të metodave të reja për mësimin e gjuhës së huaj.

Standardi ISO 29991, Për qendrat e kurseve të mësimit të gjuhëve të huaja- Kërkesat, përcakton kërkesat minimale, që duhet të plotësojnë qendrat e kurseve të mësimit të gjuhëve të huaja për ofrimin e mësimdhënies cilësore dhe ndihmon në përmirësimin e besueshmërisë dhe mbrojtjen e kursantëve nga shërbimet nën standard. Standardi i sapo përditësuar shërben për të pasqyruar nevojën në rritje të tregut për mësues dhe metoda mësimore më të kualifikuara.

Z. Cheng Yonghong, Kryetar i grupit të punës të ekspertëve, që hartuan standardin, tha se nivelet e cilësisë së mësimit të gjuhës së huaj ndryshojnë shumë, nëpër qendrat e kurseve të mësimit të gjuhëve të huaja, ashtu si edhe rregulloret kombëtare për to, por standardi ISO 29991 shërben si një mjet efektiv për përmirësimin dhe vlerësimin e ofertave të shërbimeve të qendrave të kurseve të gjuhëve të huaja.

Ai tha: "Standardi ISO 29991 bashkon praktikat dhe ekspertizën më të mirë ndërkombëtare të disiplinave të ndryshme të përfshira në mësimin e gjuhës së huaj, të tilla si sektori i arsimit, teknologjia, gjuhësia, sigurimi i cilësisë dhe standardizimi".

"Ky standard ndihmon për të siguruar që qendrat e kurseve të mësimit të gjuhëve të huaja të ofrojnë një shërbim, i cili është efektiv dhe plotëson nevojat e kursantëve".

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al