Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka publikuar standardin e ri për përbërësit ushqimor të fëmijëve.
Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) është duke rishikuar një sërë standardesh për verifikimin e përbërësve ushqimor të fëmijëve, për të krijuar besimin e duhur për sigurinë e produktit. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) së fundmi ka publikuar standardin, ISO 21422 | IDF 242 për përcaktimin e përmbajtjes së klorurit.
Codex Alimentarius është Programi i Përbashkët i Standardeve Ushqimore i themeluar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ai harton standarde të harmonizuara ndërkombëtare mbi përbërësit ushqimor që mbrojnë shëndetin e konsumatorit dhe promovojnë praktikat e drejta në tregtinë ushqimore.
ISO, në bashkëpunim me Organet Ndërkombëtare të Industrisë, po harton një sërë Standardesh Ndërkombëtare mbi metoda të vlefshme analitike për formulën ushqimore të fëmijëve, e krijuar për të verifikuar këto përbërës dhe për të demonstruar kështu pajtueshmërinë me standardet e Kodeksit.
Për më tepër, shumica e këtyre standardeve janë miratuar nga Codex Alimentarius.
Së fundmi, Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin ka publikuar standardin ISO 21422 | IDF 242, Qumësht, produktet e qumështit, formula ushqimore për fëmijë dhe të rritur - Përcaktimi i klorurit - Metoda e titrimit potenciometrik, e cila përcakton një metodë për përcaktimin e klorurit mbi formulën ushqimore për fëmijët, qumështin dhe produktet e qumështit.
Për më tepër na kontaktoni:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al