DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Takimi i përbashkët pune DPS-AKS

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) u zhvillua një takim 2 ditor, 21-22 Qershor 2021, me përfaqësues të Agjencisë Kosovare për Standardizim (AKS) dhe përfaqësues të DPS, sipas agjendës së rënë dakord më herët, përfaqësuesit e AKS dhe DPS.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare për Standardizim:
- Bujar Istogu - Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim
- Qefsere Ajeti - Zyrtare për krijimin e Bazës së të dhënave të standardeve
- Zijadin Ismajli - Zyrtar për Shitje dhe Marketing
DPS u përfaqësua me punonjës nga Drejtoria e Standardeve dhe Drejtoria e Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët, sipas pikave për diskutim të agjendës së takimit.
U diskutuan çështjet si më poshtë:
- Porosi për standarde të reja;
- Diskutim mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjes;
- Realizimi i procesit të adoptimit dhe shfuqizimit;
- Rreth standardeve të harmonizuara;
- Për Sistemin e Menaxhimit të Standardeve.
Një vëmendje të veçantë mori edhe plotësimi i dokumentacionit nga DPS për anëtarësimin me të drejta të plota në CEN/CENELEC, sidomos zhvillimet e fundit në Sistemin e Menaxhimit të Standardeve të DPS, sipas modelit të harmonizuar të shërbimeve, në mënyrë që të realizohet komunikimi me bazat e të dhënave të Organizmave Evropiane dhe Ndërkombëtare të Standardizimit.
Duke qenë se edhe AKS përdor një sistem të ngjashëm për menaxhimin e informacionit të standardeve shumë shpejt do ti duhet të zhvillojë sistemin e saj sipas modelit të harmonizuar të shërbimeve, që siguron komunikimin me bazat e të dhënave të Organizmave të Standardizimit dhe do të shikohet mundësia e komunikimit edhe me SMS të DPS.

DPS , Tiranë - 22 Qershor 2021

Takimi i përbashkët pune DPS-AKS

Takimi i përbashkët pune DPS-AKS