Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO), sapo ka përditësuar standardet e reja në fushën e ergonomisë.
Rreth një miliard njerëz në botë kanë një formë të aftësisë së kufizuar, prandaj çdo shtet e ka për detyrë thjeshtësimin e jetesës së personave me aftësi të kufizuar, që nga sigurimi nga i produkteve, shërbimeve dhe deri te sigurime mjediseve për parkimin e automjeteve.
Standardet kanë një rol kryesor në përmirësimin e jetës së njerëzve me aftësi të kufizuara, prandaj Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka hartuar udhëzuesin ISO/IEC 71, për thjeshtësimin e jetesës së njerëzve me aftësi të kufizuara.
Udhëzuesi 71 i hartuar nga specialistët e fushës së ergonomisë ndihmon në sigurimin e thjeshtësimit të jetesës së personave me aftësi të kufizuara dhe të merren parasysh parimet e saj, gjatë hartimit ose rishikimit të standardeve.
Meqenëse një element kryesor i përmirësimit të jetesës është ergonomia njerëzore, Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), gjithashtu ofron udhëzime rreth zbatimit të elementeve të ergonomisë nga përdoruesit e Udhëzuesit 71 të sapo përditësuar.
Standardi ISO/TR 22411, Elementet ergonomike për përdorim në zbatimin e udhëzuesit ISO/IEC 71:2014, ndihmon hartuesit e standardeve të kuptojnë nevojat njerëzore dhe aftësitë e personave me aftësi të kufizuara dhe personave të moshuar.
Ky raport teknik ofron të dhëna dhe njohuri sasiore, si dhe të dhëna specifike për kontekstin dhe detyra specifike, duke u bazuar në kërkime ergonomike. Të dhënat përqendrohen në efektet e plakjes dhe pasojat e llojeve të ndryshme të paaftësive shqisore, fizike dhe njohëse të njeriut.
Raporti teknik, kryesisht i drejtohet hartuesve të standardit, ISO/TR 22411, por mund të përdoret gjithashtu nga ergonomistët dhe projektuesit për të mbështetur projektimin e produkteve, sistemeve, shërbimeve, mjediseve dhe pajisjeve për përmirësimin e jetesës së personave me aftësi të kufizuara.
Ai sapo është përditësuar me të dhëna të reja ose më të hollësishme, që tani janë në dispozicion për përdorim. Publikimi i ri përfshin dhe një aneks, me tekst alternativ për figurat dhe tabelat, që i bën ato më të dukshme për lexuesit me shikim të dobët.
Standardi ISO/TR 22411 u hartua nga komiteti teknik ISO/TC 159, Ergonomia, sekretariati i të cilit mbahet nga DIN, anëtari i ISO për Gjermaninë.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al