DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Bordi Teknik i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit

Bordi Teknik i DPS

Menaxhimi i punës teknike të standardizimit kryhet nga Bordi Teknik. Ky organ teknik mblidhet minimalisht 2 herë në vit për të shqyrtuar, konsultuar dhe marrë vendimin përfundimtar në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me organizimin, koordinimin dhe planifikimin e punës për standardizimin.

Në Bordin Teknik (BT) marrin pjesë përfaqësues nga palët e interesuara për standardizimin, të cilët kontribuojnë vullnetarisht me ekspertizë teknike në këtë proces. Miratimi i anëtarëve bëhet nga Bordi Drejtues me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të DPS-së në cilësinë e kryetarit të BT.

Menaxhimi i punës teknike për standardizimin i është deleguar Bordit Teknik, funksionin e të cilit, para ngritjes së tij, e ka kryer Grupit të Ekspertëve të DPS-së (GES).

* Në përputhje me ligjin nr. 9870 “Për Standardizimin” më datë 09.12.2010 është krijuar Bordi Teknik i DPS-së, i cili funksionon bazuar në rregulloren e tij, miratuar nga Bordi Drejtues.

Anëtarët e Bordit Teknik - 2024
Riza Hasanaj
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Klodjana Malia
Instituti Harry Fultz
Engjëll Hoxha
Euromed sh.p.k
Briseida Xhafa
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit
Markel Baballëku
Fakulteti i Ndërtimit
Ilirjana Boçi
UT, Fakulteti i Shkencave
Dritan Ajdinaj
Fakulteti i Pyjeve
Ilia Gjermani
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Petraq Lika
OSHEE Albania
Gentian Muça
QUALG - Quality and Productivity Organization
Arben Burda
Universiteti "Marin Barleti"
Neiron Zaçe
Gener 2 - ABA Business Center
Mimoza Cukalla
Universiteti Politeknik i Tiranës
  1. Kompetencat e BT të DPS

1.1 BT i DPS kryen funksionet e tij me mbledhje dhe ka këto kompetenca:

a) vendos mbi të gjitha çështjet lidhur me organizmin, procedurat, koordinimin dhe planifikimin e punës për miratimin e standardeve;

b) monitoron dhe kontrollon progresin në punën me standardet në bashkëpunim të ngushtë me sekretarët dhe kryetarët e Komiteteve Teknike,

c) shqyrton propozimet për Projekt Standarde të reja (adoptime me origjinë rajonale (EN) ose ndërkombëtare);

d) ngre dhe shfuqizon organizmat e punës të DPS (Komitetet Teknike (KT) dhe Grupet e Punës (GP);

e) propozon dhe miraton përbërjen e KT dhe GP;

f) miraton Kryetarin e KT nisur nga propozimet e marra nga sekretariati i këtyre organizmave të punës;

g) mban nën rishikim titullin, qëllimin dhe programin e punës të çdo KT në mënyrë që të sigurojë koordinim mes tyre dhe të evitiojë e mbivendosjet në program;

h) luan rol vendimmarrës për çështjet që kanë të bëjnë me procedurën e apelimit dhe atë të “stand still”;

i) kryen çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me aktivitetet teknike të standardizimit që kërkohen nga Bordi Drejtues i DPS.