Gjatë ditës së parë të aktivitetit me Dhomën e Tregtise dhe Industrisë Vlorë, prezantimi i DPS-së u fokusua mbi rolin dhe rëndësinë e standardizimit
Gjatë ditës së parë të aktivitetit me Dhomën e Tregtise dhe Industrisë Vlorë, prezantimi i DPS-së u fokusua mbi rolin dhe rëndësinë e standardizimit
Në ditën e dytë të aktivitetit, përfaqësuesit e tre Drejtorive që i përkasin infrastrukturës së cilësisë zhvilluan një takim në Universitetin “Ïsmail Qemali”, me një grup studentësh të inxhinirerisë mekanike dhe biologjisë. Përfaqësuesi i DPS prerzantoi një informacion mbi standardet dhe rolin e tyre në ekonomi dhe industri, në sigurinë ushqimore, si dhe mbi përfitimet e njohjes së standardeve në kuadër të veprimtarive akademike. Lidhur me rëndësinë e përdorimit të standardeve dhe njohjen e tyre për tu përdorur nga tբ gjithë studentët, DPS ka marrë masa për uljen e çmimit të standardeve në vlerën 85%.
Ky cikël aktivitetesh promovuese do të vijojë në muajt e ardhshëm dhe do të shtrihet në qytetet kryesore të Shqipërisë, me qëllim informimin dhe edukimin e publikut mbi shtyllat e infrastrukturës së cilësisë.