DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Fushata e ndërgjegjësimit mbi Infrastrukturën e Cilësisë në qytetin e Vlorës

Në 12 dhe 13 Janar 2023, në kuadër të kalendarit të aktiviteteve promovuese të miratuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomise, në qytetin e Vlorës u zhvillua aktiviteti ndërgjegjësues dhe promovues mbi rolin dhe rëndësinë e standardeve në infrastrukturën e cilësisë. Si një nga tri shtyllat e infrastrukturës së cilësisë përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), morën pjesë në këtë aktivitet së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DPA) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM).

Gjatë ditës së parë të aktivitetit me Dhomën e Tregtise dhe Industrisë Vlorë, prezantimi i DPS-së u fokusua mbi rolin dhe rëndësinë e standardizimit rolin dhe misionin e DPS, rolin e standardeve në infrastrukturën e cilësisë si edhe perfitimet e komunitetit të biznesit nga aplikimi dhe implementimi i standardeve duke filluar nga siguria e produkteve dhe shërbimeve, tek rritja e konkurueshmërisë dhe kostos së produkteve dhe shërbimeve, lëvizja e lire e mallrave dhe shërbimeve, rritja ekonomike dhe aplikimi i teknologjive bashkëkohore dhe të rejave në shkencë dhe teknologji.

Në ditën e dytë të aktivitetit, përfaqësuesit e tre Drejtorive që i përkasin infrastrukturës së cilësisë zhvilluan një takim në Universitetin “Ïsmail Qemali”, me një grup studentësh të inxhinirerisë mekanike dhe biologjisë. Përfaqësuesi i DPS prerzantoi një informacion mbi standardet dhe rolin e tyre në ekonomi dhe industri, në sigurinë ushqimore, si dhe mbi përfitimet e njohjes së standardeve në kuadër të veprimtarive akademike. Lidhur me rëndësinë e përdorimit të standardeve dhe njohjen e tyre për tu përdorur nga tբ gjithë studentët, DPS ka marrë masa për uljen e çmimit të standardeve në vlerën 85%.

Ky cikël aktivitetesh promovuese do të vijojë në muajt e ardhshëm dhe do të shtrihet në qytetet kryesore të Shqipërisë, me qëllim informimin dhe edukimin e publikut mbi shtyllat e infrastrukturës së cilësisë.