Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) ka publikuar së fundmi standardin EN 16662-1: 2020 ‘Automjetet - Pajisjet shtesë, zinxhirët e borës për gomat e automjeteve të transportit dhe automjetet për punë- Pjesa 1: Kërkesa të përgjithshme për sigurinë dhe performancën’.
Standardi evropian përcakton metodat e testimit të automjeteve, të cilat qarkullojnë në rrugë me borë dhe akull dhe shërben për të ofruar siguri gjatë transportit të pasagjerëve dhe punonjësve. Standardi zbatohet për të gjitha llojet e pajisjeve shtesë mbërthyese të automjeteve (metalike, tekstile, hibride), të tilla si: zinxhirët e borës, çorapët e borës ose pajisjet hibride.
Kërkesat e testeve të ndërtimit, veshjes, performancës dhe krahasimit gjatë udhëtimit në dëborë dhe në akull, do t'i lejojnë prodhuesit e automjeteve të kualifikojnë produktet dhe të ofrojnë sigurinë dhe cilësinë më të mirë për blerësit.
Ky standard paraqet një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit evropian dhe i ofron siguri shoferëve, që udhëtojnë nëpër kufijtë e shteteve evropiane në kushte me mot të keq.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web: www.dps.gov.al