DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Siguria e automjeteve, të cilat qarkullojnë në rrugë me borë dhe akull

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) ka publikuar së fundmi​​ standardin EN 16662-1: 2020 ‘Automjetet - Pajisjet shtesë, zinxhirët e borës për gomat e automjeteve të transportit dhe automjetet për punë- Pjesa 1: Kërkesa të përgjithshme për sigurinë dhe performancën’.

Standardi evropian përcakton metodat e testimit të automjeteve, të cilat qarkullojnë në rrugë me borë dhe akull dhe shërben për të ofruar siguri gjatë transportit të pasagjerëve dhe punonjësve. Standardi zbatohet për të gjitha llojet e pajisjeve shtesë mbërthyese të automjeteve (metalike, tekstile, hibride), të tilla si: zinxhirët e borës, çorapët e borës ose pajisjet hibride.

Kërkesat e testeve të ndërtimit, veshjes, performancës dhe krahasimit gjatë udhëtimit në dëborë dhe në akull, do t'i lejojnë prodhuesit e automjeteve të kualifikojnë produktet dhe të ofrojnë sigurinë dhe cilësinë më të mirë për blerësit.

Ky standard paraqet një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit evropian dhe i ofron siguri shoferëve, që udhëtojnë nëpër kufijtë e shteteve evropiane në kushte me mot të keq.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al