DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

10 vjetori i hartimit të serisë së standardeve 26000 për përgjegjësinë sociale

Në muajin nëntor 2020 u bënë 10 vjet, që nga botimi i standardit të pare ndërkombëtar për përgjegjësisë sociale.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) hartoi standardin ISO 26000, si një projekt standardizimi, që përfaqësonte një standard, i cili trajtonte menaxhimin e mjedisit dhe qëndrueshmërinë e tij.

Standardi i parë ISO, që u hartua rreth fushës së përgjegjësisë sociale ishte standardi ISO 14001. Standardi ISO 14001, përveç fushës së përgjegjësisë sociale përfshiu edhe fusha të tjera standardesh të tilla si, fusha industriale, teknike dhe e cilësisë. Në hartimin e standardit të ri ndërkombëtar morën pjesë ekspertë të të gjitha fushave të standardeve.

Rezultati i pjesëmarrjes të më shumë se 500 ekspertëve nga të gjitha fushat e standardeve, ishte puna e komitetit, i cili punoi për hartimin e projekt standardit. Rreth 80 shtete në bashkëpunim me organizmat si, Organizata Ndërkombëtare e Punëdhënësve dhe grupet e konsumatorëve kontribuan në hartimin e standardit.

Standardi ISO 26000 u publikua për here të parë në nëntor 2010 dhe vendosi parimet të reja, si për krijimin e bashkëpunimit në standardizim, ashtu edhe një seri udhëzimesh gjithëpërfshirëse, të cilat rritin pjesëmarrrjen dhe njohjen e përgjegjësisë sociale.

Z. Adrian Henriques, konsulent i stabilitetit, ekspert i përgjegjësisë sociale, i cili punoi në hartimin e standardit ISO 26000, nëpërmjet anëtarit të ISO të MB, BSI, e ka të qartë se një nga elementët për suksesin e standardit ISO, për përgjegjësinë sociale është zbatimi i tij nga organizatat kryesore, që punojnë në atë fushë.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al