Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) është e angazhuar për të kënaqur vazhdimisht dhe në mënyrë të qëndrueshme nevojat dhe pritshmërinë e klientëve të saj duke kryer shërbime në kohë dhe me cilësi. Në këtë kuadër, drejtuesit e saj kanë përcaktuar politikën e cilësisë, e cila i komunikohet stafit të DPS përmes veprimeve të mëposhtme:
• Takimit vjetor me të gjithë stafin për ilustrimin e Politikës së Cilësisë;
• Ekspozimin e politikës së DPS në vend të dukshëm brenda ambjenteve të saj.
Politika e Cilësisë rishikohet çdo vit, në kuadër edhe të rishikimeve të aktiviteteve të Sistemit të Manaxhimit të Cilësisë, por kryesisht për të saktësuar përputhshmërinë e saj me zhvillimet dhe objektivat strategjike të DPS.
Politikat e Cilësisë së DPS janë të orientuara drejt:
Kërkesave të klientit;
Sigurimit në avancë të shërbimeve të saj në funksion të prioriteteve të qeverisjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit;
Gjithëpërfshirjes;
Përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve të saj ndaj konsumatorit e palëve të interesit;
Regjistrimit/gjurmimit të proceseve;
Analizës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve të ofruara.
DPS mbështet përpjekjet kombëtare për zhvillimin ekonomik të vendit, duke siguruar shërbime eficiente, të qëndrueshme dhe të paanshme në:
Hartimin e Standardeve puro Shqiptare në përputhje me kërkesat e ekonomisë;
Adoptimin e Standardeve Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe Dokumenteve të Standardizimit si Standarde Shqiptare (SSH) dhe Dokumente Standardizimi (DS) Shqiptare, me qëllim reduktimin e Barrierave Teknike në Tregti (TBT) dhe për pasojë shtimin e vëllimit të shkëmbimeve tregtare, bazuar në kërkesat e klientëve tanë;
Shitjen e standardeve dhe informimin e publikut për programin e punës së standardeve dhe aktiviteteve në fushën e standardizimit;
Shkëmbimin e informacionit në fushën e standardeve, rregullave teknike dhe procedurave të vlerësimit të konformitetit, në kuadrin e marrëveshjeve me OBT e CEFTA për Barrierat Teknike në Tregti (TBT), detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i Rregullores 1025/2012 dhe me çdo subjekt të interesuar;
Ndërgjegjësimin e operatorëve ekonomikë në lidhje me konceptet e standardizimit dhe rëndësinë e standardeve në kapërcimin e barrierave në tregtinë ndërkombëtare;
Rritjen e eficiencës së shërbimit përmes përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit në drejtim të automatizimit të punës dhe lehtësimit të aksesit të informacionit mbi standardet.
SHPEJTËSI, CILËSI, KOMPETENCË, INTEGRITET dhe TRANSPARENCË janë parimet bazë të punës sonë gjatë kryerjes së shërbimit për klientët tanë.
Data: 15/12/2021