Procesi i standardizimit bazohet mbi parimet e mëposhtme:
Standardet janë dokumente teknike, vullnetare;
Përgatiten me propozimin e palëve të interesuara, pjesëmarrës ose jo në Komitetet Teknike të DPS;
Miratohen me konsensus nga Komitetet Teknike të DPS dhe ratifikohen nga DPS;
Procesi i hartimit të standardeve është publik dhe transparent;
Bazohen në rezultatet e zhvillimit bashkëkohor të teknologjisë;
Vihen në dispozicion të kujtdo.