DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Funksionet dhe detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të DPS

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) është organi kombëtar i standardizimit në Republikën e Shqipërisë, i krijuar në vitin 1951.

DPS është person juridik publik në varësi të Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

DPS përfaqëson Republikën e Shqipërisë në organizatat evropiane e ndërkombëtare të standardizimit dhe interesat e të gjithë ekonomisë së vendit në hartimin dhe adoptimin e standardeve evropiane e ndërkombëtare si Standarde Shqiptare (SSH). Hartimi dhe adoptimi i standardeve konsiston në nevojat që kanë ndërmarrjet prodhuese dhe të shërbimit, pavarësisht nga forma dhe madhësia e tyre, bizneset, qeveria dhe konsumatorët për t’i siguruar atyre standardet,të cilat plotësojnë nevojat e tyre për cilësi dhe aftësi konkurruese më të madhe.

Punësimi i Drejtorit të Përgjithshëm dhe gjithë stafit të DPS rregullohet me ligjin 152/2013 “Për statusin e nëpunësit civil”, të ndryshuar. Punësimi për pozicionin e sekretar/arketar/protokoll në DPS rregullohet me dispozitat e Kodit të Punës.

Drejtori i përgjithshëm përgjigjet tek ministri përgjegjegjës për ekonominë për dhënien e rekomandimeve mbi politikat për ngritjen dhe funksionimin e standardizimit kombëtar në përputhje me standardizimin në nivel europian e ndërkombëtar, si dhe përgjigjet për sigurimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të DPS dhe për publikimin me cilësi të lartë të standardeve për të gjitha fushat e ekonomisë, për të cilat, me ligj, është përgjegjëse Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, me qëllim përmbushjen e misionit të Drejtorisë.

Siguron që burimet njerëzore në dispozicion të Drejtorisë, ku përfshihen punonjësit e Drejtorisë dhe organet teknike, siç parashikohen në ligjin për Standardizimin, të organizohen në atë mënyrë që objektivat në këtë fushë të realizohen me sa më pak kosto, me efektshmëri të lartë, me cilësi dhe në kohë, duke zbatuar me korrektësi legjislacionin në fuqi dhe udhëzimet përkatëse të Ministrit; Drejton dhe mbikqyr veprimtarinë financiare dhe buxhetore të Drejtorisë, duke siguruar respektimin e proçedurave të kontabilitetit dhe transparencën, me qëllim mbrojtjen dhe menaxhimin korrekt dhe me efiçencë të fondeve publike në dispozicion të saj. Menaxhon aktivitetin e përgjithshëm të Drejtorisë lidhur me publikimin dhe shitjen e standardeve për palët e interesuara për standardet, me qëllim plotësimin e objektivave të vëna për t’i shërbyer me cilësi të lartë ekonomisë dhe grupeve të interesit.

Në kryerjen e veprimtarisë së saj DPS bashkëpunon me të gjitha palët e interesit (institucionet publike, private – kompanitë e biznesit, ekspertë të fushave të ndryshme, konsumatorin dhe institucionet që e përfaqësojnë atë, universitetet, shkollat, etj). Struktura e DPS e miratuar me Urdhër të Kryeministrit përbëhet nga stafi administrativ që drejton dhe siguron zbatimin e parimeve, rregulloreve dhe procedurave të standardizimit evropian dhe atij ndërkombëtar në gjithe procesin për hartimin, miratimin dhe shfuqizimin e standardeve, si dhe nga dy Bordet (Bordi Drejtues dhe Bordi Teknik) dhe nga Komitetet Teknike, të cilat janë organizma vullnetare dhe pa pagesë. Krijimi, funksionet dhe kompetencat e Bordit Drejtues rregullohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa Bordi Teknik dhe Komitetet Teknike rregullohen me rregullore të brendshme të miratuara nga Bordi Drejtues i DPS.

Për më tepër >>

VKM nr. 433 Dt. 05.05.2010 - "Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit"