Standardet janë dokumente teknike, vullnetare, të cilët:
Përmbajnë specifikime teknike për produkte apo shërbime të fushave të ndryshme;
Përgatiten me propozimin e palëve të interesuara, pjesëmarrës ose jo në Komitetet Teknike të DPS;
Bazohen në rezultatet e zhvillimit bashkëkohor të teknologjisë;
Miratohen me konsensus nga Komitetet Teknike të DPS dhe ratifikohen nga DPS;
Vihen në dispozicion të kujtdo.
Standardet vendosin Standarde!
Ato çojnë përpara ndryshimin, lehtësojnë arritjen e cilësisë, japin siguri, unifikojnë metodat e provave dhe procedurat dhe lehtësojnë në përgjithësi komunikimin duke përcaktuar çfarë është një “standard” për produktet dhe shërbimet;
Standardet përgatiten nga ata që i zbatojnë ato në praktikë dhe që dinë ekzaktësisht se për çfarë janë ato;
Standardet kontribuojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike të vendit.