DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Grupet e blerësve

Blerësit e standardeve mund të jenë studentë, persona (fizik apo juridik), bashkëpunëtorë apo biznese. Në këtë rubrikë pasqyrohet informacion mbi tarifat (Tabela 1. Çmimet e shitjes së standardeve Shqiptare) dhe zbritjet përkatëse sipas kritereve të mëposhtëme:

*Bashkëpunëtorë janë të gjithë përfaqësuesit e palëve të interesuara, të cilët, bazuar në pikën 3 të nenit 12 të ligjit nr.9870, datë 4.2.2008 “Për Standardizimin”, i ndryshuar, kontribuojnë vullnetarisht në procesin e punës për hartimin dhe miratimin e standardeve, nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në Komitetet Teknike të DPS-së.

Agjentët dhe nën-shpërndarësit

DPS ka marrëveshje bashkëpunimi me Agjensinë për Standardizim të Kosovës, ku ndër të tjera DPS e ka caktuar ASK si shitës zyrtar të DPS-s për rishitjen e standardeve shqiptare brenda territorit të Kosovës. Në këtë marrëveshje respektohen të gjitha kërkesat e Guidës 10 në lidhje me politikat e shitjeve që duhet të respektojnë vendet që gëzojnë statuse të ndryshme në CEN/CENELEC.

Për të plotësuar më mirë kërkesat e klientëve dhe për të qenë sa më afër me ta, DPS i ka deleguar të drejtën për shitje të grup standardeve në funksion të fushave të tyre të interesit, institucioneve të tilla si:

Marrëdhëniet me këto organizma janë rregulluar ne aktmarrëveshjet përkatëse të lidhura ndërmjet DPS dhe këtyre subjekteve. Këta nën-shpërndarës ose Shitës Zyrtarë të DPS-s, që veprojnë brenda territorit shqiptar dhe në Kosovë, janë të detyruar të zbatojnë politikat e shitjes. Për agjentët e shtijes të cilët punojnë mbi bazën e një kontrate të lidhur midis DPS dhe atyre, 70% e vlerës së çmimit i takon DPS dhe 30% agjentëve.