DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

21 Maji “Dita Botërore e Çajit”

Pse duhet pirë çaji?

Çaji është pije, e cila prodhohet nga bima Camellia sinensis. Ajo është pija më e konsumuar në botë, pas ujit. Besohet se origjina e çajit është nga verilindja e Indisë, nga veriu i Mianmarit dhe nga jugperëndimi i Kinës, por vendi i saktë i origjinës, se ku është rritur çaji si bimë për herë të parë, nuk dihet. Çaji si bimë ka ekzistuar prej mijëra vitesh më parë. Sipas të dhënave, çaji në Kinë është konsumuar rreth 5000 vjet më parë.

Prodhimi dhe përpunimi i bimës së çajit përbën një burim kryesor të ardhurash për jetesën e miliona familjeve, në vendet në zhvillim dhe është mjeti kryesor i jetesës për miliona familje të varfra, të cilët jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Në disa nga vendet më të varfëra, industria e prodhimit dhe e përpunimit të çajit është një burim kryesor i të ardhurave kombëtare dhe të ardhurave vjetore nga eksporti.

Industria e prodhimit dhe e përpunimit të cajit është një sektor, i cili ofron dhe siguron vende pune, veçanërisht në zona të largëta dhe me ekonomi të dobët. Çaji mund të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin rural, uljen e varfërisë dhe sigurimin e ushqimit në vendet në zhvillim, duke qenë një nga të prodhimet më të rëndësishme në sigurimin e të ardhurave.

Konsumimi i çajit mund të sjellë përfitime shëndetësore dhe mirëqenie për trupin e njeriut, sepse si pije ka efekteve anti-inflamatore, antioksiduese dhe të humbjes në peshës. Çaji gjithashtu ka rëndësi përdorimi në kultura shoqërore të ndryshme.

Dita Botërore e Çajit

Duke ritheksuar thirrjen e Grupit Ndërkombëtar mbi Çajin, për përpjekje më të mëdha në drejtim të zgjerimit të kërkesës, veçanërisht në vendet prodhuese të çajit, ku konsumi për frymë është relativisht i ulët si edhe përpjekjet për të menaxhuar rënien e konsumit për frymë në vendet tradicionale importuese, Asambleja e Përgjithshme vendosi ta caktojë 21 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Çajit.

Dita do të promovojë dhe nxisë veprime kolektive për të zhvilluar aktivitete për të nxitur rritjen e prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm të çajit si dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e tij, në luftën ndaj urisë dhe varfërisë.

Prodhimi i çajit dhe qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm

Prodhimi dhe përpunimi i çajit kontribuojnë në uljen e varfërisë ekstreme (Qëllimi 1), luftën ndaj urisë (Qëllimi 2), fuqizimin e rolit të grave në shoqëri (Qëllimi 5) dhe përdorimin e qëndrueshëm i ekosistemeve të tokës (Qëllimi 15).

Madje, ekziston një nevojë e menjëhershme, për të rritur ndërgjegjësimin e popullsisë, për rëndësinë e çajit në zhvillimin rural dhe jetesën e qëndrueshme dhe përmirësimin e zinxhirit të vlerave të çajit, e cila është përfshirë në Axhendën për Zhvillim të Qëndrueshëm të vitit 2030.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në prodhimin e çajit

Prodhimi i çajit është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike dhe kushteve të rritjes. Çaji mund të prodhohet vetëm në kushte të përcaktuara agro-ekologjike dhe në një numër shumë të kufizuar vendesh, disa prej të cilave do të ndikohen shumë nga ndryshimet klimatike.

Ndryshimet në temperaturën dhe sasinë e reshjeve, me shumë përmbytje dhe thatësira, tashmë po ndikojnë në rendimentin e prodhimit të cajit, cilësinë e produkteve të çajit dhe çmimet, duke ulur të ardhurat dhe duke ulur nivelin e jetesës në zonat rurale. Ndryshimet klimatike pritet të bëhen më të shpeshta, prandaj duhen marrë masa për përshtatje të kushteve të prodhimit të çajit ndaj ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, ekziston një rritje e nevojës, për të kontribuar në zbutjen e ndryshimit të klimës, duke reduktuar emëtimet e karbonit nga prodhimi dhe përpunimi i çajit.

Prandaj, vendet prodhuese të çajit duhet të përfshijnë sfidat e ndryshimit të klimës në strategjitë e tyre kombëtare të rritjes së prodhimit të çajit, si në pjesën e përshtatjes ashtu edhe në zbutjen ndaj ndryshimit klimatik.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al