DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Barkodet e produkteve mjekësore ofrojnë siguri

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka përditësuar specifikimin teknik për barkodet e produkteve mjekësore.

Identifikimi, etiketimi dhe përbërja e saktë e produkteve mjekësore në zinxhirin e furnizimit është thelbësore për parandalimin e tregëtimit të ilaçeve kontrabandë. Sapo është përditësuar specifikimi teknik (TS), i cili ndihmon në kodimin ndërkombëtar të lexueshëm nga makineritë e paketimit të produkteve mjekësore.

Specifikimi teknik ISO / TS 16791, Informatika shëndetësore - Kërkesat për kodimin ndërkombëtar të lexueshëm nga makineritë e identifikuesve të paketimeve të produkteve mjekësore, përshkruan gjithçka që prodhuesit dhe rregullatorët duhet të dinë për të vendosur barkodet në paketimin e produkteve mjekësore.

Ai është i zbatueshëm për teknologjinë e identifikimit automatik dhe kontrollit të të dhënave (AIDC). Specifikimi teknik plotëson serinë e standardeve ISO për Identifikimin e Produkteve Mjekësore (IDMP), që përcakton kërkesa të ndryshme rregullatore, që lidhen me projektimin, regjistrimin dhe menaxhimin e ciklit të jetës së produktit mjekësor.

Z. Christian Hay, Kryetari i grupit të punës të ekspertëve, që hartuan specifikimin teknik, tha se përmirësimet në versionin e fundit përfshijnë informacione të reja, që lidhen me mjekësinë e personalizuar.

"Gjithashtu janë shtuar shembuj të identifikuesve IDMP bazuar në shembuj praktikë dhe janë bërë ndryshime për të harmonizuar specifikimin teknik me standardet e tjera, që kanë të bëjnë me identifikimin e produkteve mjekësore."

Specifikimi teknik ISO / TS 16791 u hartua nga grupi i punës WG 6, Farmaceutika dhe prodhimi i ilaçeve, pjesë e komitetit teknik ISO / TC 215, informatika shëndetësore, sekretariati i të cilit mbahet nga ANSI, anëtari i ISO për SHBA.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al