Vula e re e sigurisë evropiane të turizmit për covid-19
Më datë 19 Maj, CEN ka vënë në dispozicion 'Vulën e Sigurisë Evropiane të Turizmit për COVID-19'
Jeni në kërkim të pushimeve të shumëpritura dhe të qeta jashtë vendit, pas një periudhe të gjatë mbylljeje?
Mos shkoni më tej: Standardet Evropiane mund të ndihmojnë në rihapjen e turizmit në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë!
Më datë 19 Maj, CEN ka vënë në dispozicion 'Vulën e Sigurisë Evropiane të Turizmit për COVID-19'.
Vula përcaktohet nga dy Marrëveshje Workshop-i të CEN (CWA), si pjesë e serisë 5643, të zhvilluar nga Workshop-i i CEN-it, i krijuar nën logon ’Siguri me turizmin Evropian’.
Kjo paketë dokumentesh u hartua në përgjigje të kërkesës së marrë nga Komisioni Evropian, i cili përbëhet nga dy pjesë:
1. CWA 5643-1 ‘Turizmi dhe shërbimet përkatëse – Kërkesat dhe udhëzimet për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në zhvillimin e turizmit’;
Në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Standardizim (ISO), CEN miratoi ISO/PAS 5643 dhe e zëvendësoi atë me pjesën e parë të kësaj serie.
Kjo pjesë përcakton kërkesat dhe rekomandimet për organizatat turistike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit SARS-CoV-2, për të mbrojtur punonjësit nga COVID-19 si edhe për të ofruar shërbime dhe produkte më të sigurta për turistët dhe banorët.
Për më tepër, pjesa e dytë ofron një imazh vizual, që do të shfaqet nga institucionet dhe shërbimet evropiane të turizmit, në përputhje me CWA 5643-1, i cili ofron kërkesa dhe udhëzime për përdorimin e imazhit Evropian.
'Vula e Sigurisë së Turizmit Evropian për COVID-19', vjen në kohën e duhur për hapjen e sezonit veror, gjë, e cila mund të përmirësojë procedurat e sigurisë në bizneset e turizmit dhe të rrisë besimin e udhëtarëve dhe turistëve, të cilët zgjedhin BE-në si destinacion.
Së bashku me Komisionin Evropian, CEN beson se 'Vula e Sigurisë së Turizmit Evropian për COVID-19', do të jetë mjeti kryesor për rihapjen e sigurt të sektorit të turizmit dhe për të rivendosur besimin e konsumatorëve.
Më datë 19 Maj, CEN ka vënë në dispozicion 'Vulën e Sigurisë Evropiane të Turizmit për COVID-19'