Në datën 12 Tetor 2018, ditën e premte, në Bruksel do të organizohet konferenca mbi Ditën Botërore të Standardeve.
Për të celebruar këtë ditë, CEN (Komiteti Evropian për Standardizimin), CENELEC (Komiteti Evropian i Elektroteknikës për Standardizimin), ETSI (Instituti Evropian i Standardeve të Telekomunikacionit), Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Tregëtinë e Brendshme, Industritë, Ndërmarrjet, Biznesi i vogël dhe i mesëm janë duke organizuar një tweetchat me të gjithë personat e interesuar.
Ky tweetchat do të zgjasë rreth një orë dhe tematika kryesore do jetë mbi temën: “E ardhmja i takon Standardeve”.
Gjatë këtij bashkëbisedimi (tweetchat), çdo 10 minuta do të postohen disa nga pyetjet e mëposhtme:
Tregu Unik, (Single Market) në këto 25 vjet ka qenë një histori suksesi edhe në sajë të ndihmës së standardeve?
A është e rëndësishme që të koordinohen mes tyre të gjitha fushat e standardizimit?
Si mundet standardet të arrijnë suksesin dhe të sigurojnë konkurrencën Evropiane?
A është i përshtatshëm sistemi aktual i standardizimit Evropian për qëllimet e sfidave të së ardhmes?
Çfarë lloj bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar do të ishte i nevojshëm për të përmirësuar standardizimin?
Regjistrimi është pa pagesë, por ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke u regjistruar në linkun e mëposhtëm para datës 5 Tetor 2018.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al