Ta bëjmë standardizimin Europian një zë që dëgjohet në Ditën Botërore të Standardeve - #speakstandardsEU
Organizatat Europiane të Standardeve (CEN dhe CENELEC së bashku me ETSI Komisionin Europian do të organizojnë një bisedë në Twitter me temë “Standardet dhe Tregu Unik Europian”.
Standardizimi është një aset i rëndësishëm në Tregun Unik Europian, sa i përket konkurencës së lirë e të ndershme në këtë treg, dhe ne të gjithë do të kemi mundësinë, që në Ditën Botërore të Standardeve, të theksojmë rëndësinë e standardeve, duke dhënë shembuj konkretë të rolit të tyre në tregti.
Biseda në Twitter do të organizohet në datë 14 Tetor 2015, në orën 11.00 dhe do të zgjasë 1 (një) orë.
Ju mund të përdorni për këtë event: #speakstandardsEU
Bëhuni pjesë e kësaj bisede dhe bëni që zëri juaj të dëgjohet!
Dita Botërore e Standardeve
Çdo vit më 14 Tetor, anëtarët e IEC (Komisioni Ndërkombëtar në fushën e Elektroteknikës), ISO (Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin) dhe ITU (Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit) festojnë "Ditën Botërore të Standardeve" - një mjet në nder të përpjekjeve të përbashkëta të mijëra ekspertëve në mbarë botën të cilët vullnetarisht kontribuojnë në hartimin dhe miratimin e standardeve teknike.
Standardet - Gjuha e përbashkët në Botë - është tema e Ditës Botërore të Standardeve për vitin 2015.
Standardet lehtësojnë komunikimin midis njerëzve, makinave, pjesëve dhe produkteve.