Dy Organizmat Europiane të Standardizimit CEN dhe CENELEC do të organizojnë në Bruksel në datat 17 dhe 18 Mars
2016 një aktivitet mbi Ditën e Standardeve.
Aktiviteti do të bazohet në sistemin aktual të Standardizimit Europian dhe do të trajtojë temat, si:
· Standardizimi në mbështetje të problemeve aktuale të ekonomisë;
· Standardizimi dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme; dhe
· Hartimi i standardeve të harmonizuara në fushën e ndërtimit.
Aktiviteti që do të organizohet krijon mundësinë për të:
· marrë pjesë në një trajnim dy ditor të ofruar nga ekspertë Evropian
· kuptuar rolin dhe avantazhet e Standardeve Evropiane
· mësuar rreth procesit të hartimit të Standardeve Evropiane
· dëgjuar se si bizneset përfitojnë nga përdorimi i Standardeve
· zbuluar trendet aktuale dhe të ardhshme të Standardizimit
· shqyrtuar kontekstin e Standardeve Evropiane dhe Ndërkombëtare
· gjetur lidhjen midis legjislacionit dhe Standardizimit
· takuar ekspertët e Standardizimit nga CEN dhe CENELEC
Të gjithë pjesëmarrësit në Ditën e Standardeve do të marrin gjithashtu një certifikatë, për të treguar që ata e kanë kryer
me sukses trajnimin për Standardizimin Evropian.
Jeni të lutur, që nëse e shikoni me interes pjesëmarrjen në këtë aktivitet, të na kontaktoni në info@dps.gov.al
në kohë në mënyrë që të realizojmë rregjistrimin pranë CEN dhe CENELEC.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë; Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55; Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web: www.dps.gov.al