Më 30 Prill 2015, AKS festoi 10 vjetorin krijimit të saj, ku e ftuar ishte edhe Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS), e cila u përfaqësua nga Zoti Riza Hasanaj, Drejtori i Përgjithshëm dhe z. Gentian Gjyrezi, Drejtori i Standardeve.
Në këtë takim z.Hasanaj, theksoi marrëdhënien e shkëlqyer midis dy organizmave respektive të standardeve (AKS dhe DPS), ecurinë e deri tanishme të marrëveshjes midis AKS dhe DPS, diskutoi dhe gjeti dakordësinë edhe të përfaqësuesve të lartë të AKS, si z.Hafiz Gara Kryeshef i AKS, lidhur me:
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite në Prishtinë z.Hasanaj dhe z.Gjyrezi sëbashku me Kryeshefin e AKS dhe specialistë të saj, patën një takim pune me Zv.Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, z.Avni Kastrati, në të cilin u theksua edhe një herë rëndësia e vazhdimësisë së bashkëpunimit në fushën e standardizimit dhe intensifikimit të saj, aty ku është e mundur, duke respektuar detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i DPS në organizmat europiane e ndërkombëtare të standardizimit si dhe të drejtën e copyright-it të standardeve të publikuara nga këto organizma.