Në datat 26-28 Shtator 2018, në Gjenevë - Zvicër, u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e 41-të e Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO).
Asambleja e Përgjithshme e ISO-s është një nga aktivitetet më të rëndësishme në fushën e standardizimit, në nivel Ndërkombëtar, gjatë të cilës diskutohen çështje me rëndësi të veçantë dhe miratohen dokumente e programe strategjike në fushën e standardizimit.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS).
Sesioni i përbashkët i Asamblesë së Përgjithshme ofroi mundësinë për të raportuar dhe shqyrtuar idetë, çështjet kryesore strategjike, politike dhe teknike në lidhje me standardizimin ndërkombëtar, të cilat krijojnë sukses.
Gjithashtu, gjatë Asamblesë u zhvilluan disa sesione të hapura me tematika të ndryshme, si më poshtë:
- “Tendencat në tregtinë ndërkombëtare dhe roli i standardeve”;
- “Teknologjia, standardet dhe inovacioni”;
- “Angazhimi i politikbërësve dhe qeverisë”,
gjatë të cilave pjesëmarrësit u përqëndruan në problematikat dhe diskutuan së bashku disa mundësi të përbashkëta, në përputhje me Planin Strategjik të ISO-s, në fushat ku standardet mund të bëjnë dallimin dhe të identifikojnë fushat e ardhshme që duhet të adresohen.
Tiranë, më 01 Tetor 2018
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al