DPS merr pjesë në Panairin “Real Estate Expo Albania 2015”, në datat 3-4-5 Prill, në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, organizuar nga Qendra Kombëtare e Panaireve - Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS).
DPS mori pjesë në të tre ditët dhe promovoi në stendën e saj materiale me karakter informativ e promovues rreth DPS dhe botime mbi rëndësinë dhe përfitimet nga përdorimi i standardeve në produktet e shërbimet vendase.
Krahas publikimeve të tjera, interes i veçantë u tregua nga publiku për Katalogun e Standardeve Shqiptare 2014, i cili është botimi më i rëndësishëm i vitit dhe përmban Listën e standardeve të klasifikuara sipas subjektit dhe Listën e standardeve të shfuqizuara.
Më poshtë janë publikimet e DPS, shpërndarë gjatë Panairit:
Katalogu i Standardeve Shqiptare 2014
Postera me tematik
Fletepalosje
Broshura
Standardizimi për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.