Drejtori i Përgjithshëm i DPS, Z. Riza Hasanaj mori pjesë në takimin e mbajtur në datat 26 – 28 Tetor 2015 në Zagreb – Kroaci për Eurokodet: “Përpunimi i hartave mbi fenomenet klimaterike dhe sizmike në projektimet strukturore për vendet jo anëtare me të drejta të plota në BE në Rajonin e Ballkanit”.
Gjithashtu, në këtë takim morën pjesë kryetari i KT 250, z.Fisnik Kadiu - Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ndërtimit dhe anëtarë të tjerë të këtij Komiteti Teknik.
Takimi u organizua nga Qendra e Kërkimeve të Përbashkëta (JRC) të Komisionit Europian dhe u mbështet nga Qendra e Kërkimeve të Përbashkëta në Komisionin Europian (JRC) për Zgjerimin dhe Integrimin dhe nga Komiteti Teknik (KT) 250 i Komitetit Europian për Standardizimin (KT/CEN 250), nga Universiteti i Zagrebit dhe nga Instituti Kombëtar i Standardeve të Kroacisë (HZN).
Morën pjesë në këtë takim përfaqësues/ekspertë nga vendet e rajonit të Ballkanit si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Republika e Kosovës, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Po ashtu, nga organet kombëtare të standardizimit, morën pjesë Kryetarët e Komiteteve Teknike të njëjta me KT/CEN 250 dhe anëtarë të grupeve të punës dhe anëtarë nga universitetet dhe institucionet kërkimore. Prioritet ishte pjesëmarrja e specialistëve nga ministritë dhe institucionet qeveritare të vendeve të rajonit.
Objektivi i takimit ishte adoptimi i mëtejshëm dhe zbatimi i Eurokodeve në vendet e Rajonit të Ballkanit, veçanërisht:
Në këtë takim, nga ana e delegacionit tonë, u theksuan arritjet dhe hapat e marrë në vazhdim të detyrave të lëna nga takimet e tjera të organizuara në 2013 dhe 2014 për Eurokodet, gjatë së cilës janë përkthyer 55 nga 58 standardet e 10 Eurokodeve.
Fokusi i punës tani mbeten 3 pjesët e mbetura të Eurokodit 8 dhe hartimi i Anekseve Kombëtare.
Në prezantimin që mbajti zj. Prof. Dr.Roberta APOSTOLSK, e Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Inxhinierisë Sizmologjisë në Shkup të Maqedonisë, vuri në dukje rezultatet e studimit të bërë nga Universiteti "Ss. Cyril and Methodius" në Maqedoni, të cilat tregojnë se vendet jo anëtare me të drejta të plota në BE të Rajonit të Ballkanit kanë filluar punën për përcaktimin e koeficienteve kombëtare ku, një ndër vendet më të avancuara është Republika e Shqipërisë me rreth 60% të këtyre koeficienteve tashmë të përcaktuar.
Për më tepër mund të klikoni në: http://eurocodes.jrc.ec.europa.eu/showpage.php?id=2015_10_WS_Balkan